Mashkulli "i vërtetë" ka ndryshuar. Nuk është më ai egoisti në shtrat dhe i aftë për të treguar eksperiencat e shumta seksuale, por e kundërta. Tani më së shumti i frikësohet demoralizimit të partneres. Dhe, është ai që e ka të domosdoshme të bisedojë rreth seksit. Është e rëndësishme të gjesh mënyrën sesi mund ta ndihmosh partnerin të përballojë pesë frikësimet më të shpeshta.
Studimet më të fundit të psikologëve kanë arritur në përfundimin se, kuptimi “mashkull i vërtetë” nuk njësohet me fjalën “rebel”, por “i ndjeshëm”, transmeton Telegrafi.
Disa vite më parë, me “mashkull i vërtetë” etiketoheshin ata që kishin marrëdhënie të shumta seksuale me partnere të ndryshme dhe në shtratin e secilës prej tyre nuk e bënin asnjëherë pyetjen “Të pëlqeu?!”. Ndërsa tani, sipas psikologëve, do të dëgjosh nga goja e një femre “ai është mashkull i vërtetë”, nëse kujdeset veçanërisht për ndjenjat e saj.
Pa pyetur fare për ndjenjat e tyre, sot më e rëndësishmja është të kënaqet partnerja! E, frika se ajo nuk do të arrijë kulminacionin erotik, është aq e madhe sa iu shkakton stres dhe ankth.
1. Frika nga një orgazëm e shpejtë
“Meshkujt bashkëkohorë më shumë frikësohen se nuk do ta kënaqin partneren sesa nga fakti se nuk do të arrijnë kënaqësi për vete”, thonë psikologët. Kështu hyjnë në një rreth vicioz: Frika shton mundësinë e ejakulimit të parakohshëm.
2. Frika se nuk do të kuptoheni seksualisht
Meshkujt frikësohen se gjatë lidhjeve nuk do të realizojnë intimitet dhe mirëkuptim për jetë të kënaqshme seksuale. Nëse edhe partneri juaj e ndien këtë frikë, është e sigurt se ju nuk flisni hapur për seks. Ju mund të bisedoni për ndjenjat, synimet profesionale, për planet që keni me fëmijët tuaj, etj., por vetëm për seks jo.
Ky është problem i shpeshtë midis partnerëve, ngaqë meshkujt mendojnë se seksualiteti është çështje instinktive, shumë e natyrshme për të cilën nuk ka nevojë të flitet. Por pas heshtjes së tij mund të fshihet frika se dëshirat e tij seksuale ju duken të pahijshme. Gjatë aktit seksual ju shikon në sy? Ndjek çdo ndryshim në frymëmarrjen tuaj? Shpesh ju pyet: “Të pëlqen? Këto shenja nuk duhet lënë pas dore: Nëse vazhdimisht është i kujdesshëm, e harron veten dhe mund të ndodhë që ta humbë ereksionin.
3. Frika se nuk do t’i kuptojë dëshirat e tua
Fjala është për frikë shumë të ngjashme me të parën. Në qoftë se partneri frikësohet se nuk e kupton atë që ju dëshironi, problemi mund të qëndrojë te ju. A e dini saktësisht çfarë ju pëlqen më shumë gjatë aktit seksual?
Shumë femra e zbulojnë herët çfarë nuk ju pëlqen, por asnjëherë nuk e kuptojnë se çfarë ju pëlqen. Kjo ka të bëjë dhe mentalitetin e femrës, që i është dashur historikisht të kënaqë mashkullin e të mos mendojnë për vete dhe dëshirat e saj.
4. Frika se nuk do të jetë shumë i aftë
Kjo është frika kryesore e mashkullit, nga e cila pastaj vijnë të gjitha frikësimet. Është e shpeshtë në fillim të lidhjes ose të kontaktit për një natë. Te çiftet më me përvojë kjo frikë humb ngaqë kënaqësia e partneres është dëshmi e aftësisë të tij.
Në qoftë se ai është edhe më tutje i pasigurt, edhe pas lidhjes suaj më të gjatë, pyesni veten se mos është problemi te ju. Ndoshta e vlerësoni ashpër ose mendoni se nuk është mjaft i mirë për ju. Pas aktit, shpeshherë ju pyet: “A të pëlqeu?”. Për shkak të ngarkesës së vazhdueshme, nuk mund të arrijë atë që do. Ndonjëherë dëshiron të bëjë më shumë dashuri sesa seks, duke e bërë marrëdhënien të bezdisshme.
5 . Frika se nuk do të përjetoni orgazëm
Është reflektim i problemit të vetë femrave. Nëse ai frikësohet se nuk do t’ju sjellë në kulmin e kënaqësisë, kjo do të thotë se nuk “i tregon” qartë si mund ta përjetosh këtë kënaqësi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
Nuk është vonë për të mbjellë lule!
Profesionet që lakmojnë meshkujt
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?