LAJMI I FUNDIT:

Qeni e ndalon pronaren që vuan nga sindroma Asperger

Qeni e ndalon pronaren që vuan nga sindroma Asperger

Femra me sindromën Aperger, e ka filmuar momentin kur atë e zë kriza dhe fillon të lëndoi vetën, derisa qeni saj, e ndalon të bëj një gjë të tillë.

Danielle Jacobs që e ka publikuar videon në YouTube, shihet duke e qëlluar vetën dhe duke qarë, teksa qeni mundohet të ja kapë duart.

Ajo e qëllon vetën në kokë dhe gjoks, kurse qeni i quajtur Samson, shfrytëzon putrat për të ndaluar atë në procesin e vetë-lëndimit.

Më pas, ajo ulet në dysheme dhe dënesë me zë, kurse Samson nuk i largohet për asnjë moment.


Këtë video, Jacobs e ka realizuar për të ngritur vetëdijen, lidhur me njerëzit që vuajnë nga Asperger – një krizë nervore, që i bën të prekurit të lëndonin vetën në mënyra të ndryshme. /Telegrafi/