Kruarja, si për pronarin e qenit dhe veterinerin, është problem më i shpeshtë dhe më kompleks që e hasin, prandaj nevojitet një diagnozë e saktë, në bazë të cilës duhet caktuar terapia e duhur.
Ambulanca Veterinere “FISI Faunes”
DVM Fisnik Vejsa / DVM Kreshnik Vejsa
045 789 000 / 049 559 450
Te Qafa (afer City Market), Prishtinë
https://www.facebook.com/FisiFaunes
Në vijim do cekim disa nga shkaktarët e kruarjes.
Pleshtat
Prania e pleshtat është një nga shkaqet më të zakonshme të kruarjes së kafshëve shtëpiake. Është e nevojshme që të mbrohen nga parazitëve gjatë gjithë vitit me disa nga produktet e shumta që janë në treg.
Pickimi pleshtit manifestohet me kruarje të rënda, alopeci (rënia e qimeve) dhe hiperpigmentacion (skuqja e lëkurës) kryesisht në zonat rreth e pasme të bishtit, prapa dhe perineumit. Për këtë arsye është i nevojshëm përdorimi i antibiotikëve, kortikosteroideve, antihistamineve dhe acidet yndyrore esenciale për të mbajtur nën kontroll simptomat.
Infeksionet bakteriale – pyoderma
Infeksionet bakteriale – pyoderma është shkaku tjetër i kruarjes. Kjo ndodh më shpesh për shkak të të ushqyerit të dobët, kushteve johigjienike, alergjisë, parazitëve në lëkurë, sëmundjeve endokrine ose për shkak të përdorimit të zgjatur të kortikosteroideve. Infeksionet bakteriale të lëkurës zakonisht karakterizohen nga prania e pustulave dhe kruarja deri tek humbja e qimeve. Trajtimi kërkon aplikimin e antibiotikëve dhe shampove mjekësor.
Pezmatim i lëkurës – Malassezia pachydermatis
Malassezia pachydermatis është pezmatim i lëkurës që është i lidhur me praninë e kërpudhës M. pachydermatis, duke shkaktuar kruarje të rënda, eritemë, hiperpigmentacion, alopeci dhe vetëdëmtim. Shpesh zhvillimi i këtyre kërpudhave në numër të vogël në lëkurë, shkakton disa sëmundje të tjera. Ky pezmatim duhet trajtuar me shampon me substanca antimikotike aktive ose në mënyrë sistematike me antimikotikë.
Alergjia
Njëri nga shkaktarët më të shpeshtë të kruarjes është alergjia. Alergjia në qentë, ndryshe nga njerëzit, nuk shfaq simptoma respiratore, por ndryshime në lëkurë.Dermatiti atopik
Pothuajse 10% e qenve vuajnë nga dermatiti atopik, i cili mund të jetë i trashëguar dhe ka një tendencë që të formojë antitrupa ndaj alergjenëve të ndryshëm nga mjedisi. Racat tek të cilat hasim më së shpeshti dermatitin atopik janë Labrador, Golden Retriever, Terieri Skoces, West Highland White Terrier, Seteri Anglez dhe Irlandez, Bulldogu Anglez, Shar-Pei, Pastori Gjerman, Shih Tzu.
Simptomat e para klinike shfaqen mes moshës 6 muaj deri në 3 vjet.
Dallojmë dy karaktere të këtij dermatiti: sezonal, sikurse ndjeshmëria ndaj polenit dhe, ai vjetor, me ndjeshmëri tek merimangat, pluhuri i shtëpisë, etj.
Simptomat përfshijnë kruarje me intensitet të ndryshëm, skuqje të lëkurës në veshë, përgjatë barkut, perineumit ose në fytyrë. Si shfaqje mund të përmendim infektimet nga bakteret dhe kërpudhat. Diagnostikohet në bazë të simptomave klinike, testit intradermal, testeve aerologjike, etj.
Mjekimi përfshin shmangien e alergjenëve përgjegjës; terapinë simptomatike dhe imunoterapinë.
Ushqim alergjik
Alergjia ndaj ushqimit manifestohet si një sëmundje e lëkurës. Simptomat në kafshët ndryshojnë gjerësisht, nga kruarje me intensitet të ndryshëm deri tek infeksionet e veshit, pezmatimi i qepallave, ndryshimet e lëkurës, etj.
Qeni është zakonisht alergjik ndaj përbërësve të ushqimit si, mishi i pulës, mishi i viçit, produkteve të qumështit, grurit, misrit, etj. Nuk ka asnjë predispozitë race, por disa autorë, megjithatë, sugjerojnë se disa racave janë në rrezik më të madh (Labrador Retriever, West Highland White Terrier dhe Kokeri Spanjol). Sëmundja mund të shfaqet më së shpeshti në mes të moshës prej 2 muaj deri në 4 vjet.
Veterineri juaj ndoshta do të rekomandojë ushqim adekuat për të provuar praninë e alergji ushqimore. Mishi i qengjit, orizi, peshku, janë vetëm disa nga ushqimet më pak alergjike.
Testi ndaj ushqimeve të dyshuara mund të bëhet duke iu dhënë kafshëve ushqimin dhe pastaj të bëhet një pauzë prej 14 ditëve. Pas kësaj periudhe ju jepet prapë dhe shikohet se a shfaqen shenjat e alergjisë.
Kontakti me alergjenët
Kontakti me alergjenët e ndryshëm, shkaktojnë sëmundje të lëkurës. Këmbët dhe pjesa e barkut janë pjesët që më së shpeshti preken kurse simptomat janë në formë të fshikëzave, flluskave me qelb ose skuqja. Diagnoza bazohet në shenjat klinike, historinë dhe eliminimin e shkaqeve të tjera.
Për trajtim shpesh është e mjaftueshme për të hequr shkakun kryesor të alergjive.
Dermatozat psikogjene
Dermatoza psikogjene vjen si pasojë e vetëdëmtimit, si rezultat i çrregullimeve të sjelljes së kafshës. Ajo manifestohet më shpesh si një alopecia lokale, e kufizuar dhe hiperpigmentacion në këmbët e para. Qentë e punës janë të predispozuar për këtë dermatozë pasi që janë gjithmonë nën detyrë dhe nga mërzia, ata të fillojnë të lëpijnë zonat e caktuara të trupit.
Së fundi, porosia jonë: ‘kafshën mbajeni për qejf, kurse për shëndetin e kafshës suaj – kujdesimi ne” /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!