Miu, "ikona" e altarëve të lashtë të njerëzimit, sot ndodhet në fotografitë e tavolinave tona, në faqen e parë të kompjuterit dhe në filmat vizatimorë të fëmijëve.
Endri Haxhiraj,
Mjek Veteriner
Ushqimi për minj mund të sigurohet nga pet-shopet ose mund të përgatitet në shtëpi, me kushtin që të përmbajë: 1 pjesë – oriz i gatuar; 2 pjesë – tërshërë ose elb; ½ pjesë – fara meli dhe ½ pjesë – melasë.
Kjo dietë siguron nevojat bazë për miun, të rëndësishme për shëndetin, por ai do të mërzitej me këtë ushqim nëse ju nuk do të shtoni disa variacione në të, p.sh., perime të gjelbra si brokoli (në sasi të vogël), fruta (mollë, karota, selino), bizele, makarona të gatuara me krimba për minj, bukë të tharë etj.
Në këtë mënyrë ju do të vëreni se cilin preferon më tepër dhe mund t’ia jepni kur kërkoni vëmendjen e tyre (ose për t’i kërkuar të falur që nuk i keni kushtuar vëmendje).
Ngrënia e një sasie të madhe perimesh ndonjëherë çon në diarre, p.sh., sallata, brokoli, lakra etj. Në këtë rast, thjesht shmangni nga dieta këto ushqime.
Çfarë nuk duhet të hajë kurrë miu: Si njerëzit, edhe minjtë preferojnë ushqime që janë të dëmshme për ta, si p.sh., ushqimet me yndyra ose me sheqer.
Disa ushqime, duke qenë toksike dhe irrituese, japin kruajtje, diarre dhe probleme mendore, si p.sh., çokollata, kikirikët, frutat (portokalli, limonët, qitro) dhe perimet me aciditet (qepët, hurdhat), mish i pagatuar, ushqim për kafshët e tjera. Nëse evitohen këto ushqime, atëherë ka mundësi që miu të mos vuajë kurrë.
Problemet e shëndetit
Ata nuk mbartin më shumë rreziqe shëndetësore se sa kafshët e tjera shtëpiake. Shenjat e përgjithshme të sëmurjes:
Miu kërruset, përgjumet, lëkura shpupurishet, nuk ka interes për ushqimin. Sytë mund të qëndrojnë gjysmë të mbyllur dhe frymëmarrja mund të jetë e rëndë.
Shkarkimet e kuqe rreth syve ose hundës: Nuk është sëmundje, por një simptomë stresi. Ajo është përzierje e mukusit me një pigment të quajtur porfirinë.
Teshtimat janë shenjë e një infeksioni të rrugëve të frymëmarrjes (mykoplazma), por mund të jetë edhe normale.
Tumoret zhvillohen zakonisht tek minjtë e vjetër, më shpesh te femrat dhe te ata që ushqehen me sasi të lartë yndyrash. Ato shfaqen kryesisht në gjëndrat e gjirit, nuk shkaktojnë shqetësim derisa zmadhohen shumë, kur dhe mund të gangrenizohen.
Irritimet e lëkurës shfaqen zakonisht si pasojë e kruajtjeve të fuqishme të shkaktuara nga parazitët e jashtëm (si morrat) ose prej dietës ushqimore (kikirikët ose ushqime të tjera të pasura në proteinë).
Shëndoshja çon në uljen e jetëgjatësisë së miut, në shfaqjen e tumoreve dhe në prekshmëri më të madhe ndaj infeksioneve.
Terapia me antibiotikë, sipas shumë specialistëve, po kthehet në kahun e kundërt prej antibiotiko-rezistencës që kanë formuar bakteret në sajë të trajtimit të tepruar me antibiotikë në vitet e fundit. Në të tilla raste preferohet dhënia e suplementeve probiotike.
Dermatofitoza, e shkaktuar nga një parazit i jashtëm shumë i ngjitshëm, është sëmundje që prek edhe njerëzit.
Shenjat e saj janë rënia e qimeve, që kthehen në zona me kore e që kanë tendencë të përhapen.
Zgjebja është një sëmundje parazitare edhe e minjve, që jep kruajtje të rënda. Është shumë ngjitëse dhe specifike për çdo specie. Megjithatë, kjo nuk është absolute.
Sëmundjet e frymëmarrjes te minjtë kanë dy shkaqe kryesore: Alergjitë, p.sh., nga shtroja (në këtë rast tentohet të ndryshohet shtroja e kafazit, shmanget tallashi etj.) dhe sëmundjet nga viruse dhe baktere. Rekomandohet këshillimi me mjekun veteriner.
Virusi i koriomeningitit limfocitik (LCMV) përhapet prej minjve të egër tek minjtë e butë, kaviet dhe njerëzit. Për këtë sëmundje do të flasim gjatë trajtimit të kavieve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!