Është një formë komunikimi pa fjalë, me sinjale: vështrime, lëvizje duarsh, mimika e fytyrës. Është erotizëm, i pathënë, por që ndihet në ajër; njëlloj si një aromë që të bën të kthesh kokën, pa menduar dy herë.
Çuditesh edhe vetë kur sytë mbesin tek një femër, e cila kalon në rrugë… Ajo mund edhe të mos jetë ikona e bukurisë: Disa kilogram më tepër, hundën pak të madhe; por gjithsesi ty nuk të shqitet vështrimi. Feminilitet, por edhe siguri në hapat e saj tek ecën e shpenguar; hedh vështrime të shpejta dhe cepi i buzëve të kuqe, lëviz me një fije ironie.
Tërheqëse, natyrshëm apo…
Dikush ka thënë se sharmi, është formula e një lëngu magjik, pirja e të cilit të shndërron në një qenie të pa rezistueshme seksualisht; është marrje-dhënie e pakufizuar hormonale. Fantazitë njerëzore nuk kanë fund në këtë aspekt, duke filluar që nga përrallat me “hirushe” që transformohen në princesha, deri te filmat hollivudianë. Sipas studiuesve, tërheqja seksuale është një reaksion kimik, i feromoneve (hormonet e dëshirës), por mund të konsiderohet edhe si një gjendje mendore: Të jesh dhe jo të dukesh. Do të thotë të vlerësosh atë çka ndjen dhe mënyrën sesi e ndjen. Të pranosh jopërsosmërinë e trupit tënd, por të njohësh pikat e forta të fizikut. Detajet nuk janë asnjëherë të parëndësishme, përkundrazi ato duhet të theksojnë individualitetin tënd; sepse sot jetojmë në një botë ku, vlerat vijnë gjithmonë duke u unifikuar, por e veçanta është cilësia që vlerësohet më shumë.
Strategjitë e seksit
Arma e parë: Vështrimi. Nuk është e thënë të jenë sytë e një perëndeshe; forma apo ngjyra jo gjithmonë ka rëndësi, por intensiteti i emocionit që përçohet me anë të syve është vendimtar. Thonë që sytë të tradhtojnë gjithmonë, sepse shprehin të vërtetën. E vërteta është që, për të krijuar emocion të menjëhershëm tek të tjerët nuk ka parametra apo metoda për të ndjekur. Emocioni është instiktiv, ashtu siç ndodh edhe reaksioni i tërheqjes. Parulla e vetme është: Spontanitet. Ndjenjat e lindura natyrshëm janë gjithmonë më shprehëset dhe më emocionalet. Të pëlqesh veten do të thotë të pëlqehesh edhe nga të tjerët, por për të arritur një gjendje të tillë shpirtërore duhet të kesh siguri në vetvete. Siguria, e fituar nuk mund të jetë e ndryshueshme apo jokostante, kjo ndjesi duhet të na shoqërojë edhe në ditët tona “të zeza”, kur gjithçka shkon mbrapsht dhe jemi vetëm.
Me hapa të vegjël drejt sigurisë
Si të mësosh ta duash veten dhe të të duan të tjerët? Të jesh sharmante, nuk do të thotë të vishesh në mënyrë provokuese, takat e larta dhe dekoltetë duhen përdorur me vend; inteligjencë femërore do të thotë të jesh tërheqëse edhe veshur me xhinse, e rëndësishme është që të ndihesh komode me veten. Të pëlqehesh ashtu si je, duke qenë e sigurt se atë çka zotëron personi juaj, nuk e ka asnjë tjetër. Pikat e referimit, kur të mungon mbështetja mbi këmbët e tua, nuk vlejnë për asgjë: Ndoshta duke kultivuar një narcizëm të shëndetshëm dhe pak autoironi do të arrinim, ta poziciononim veten aty ku dëshirojmë. Nuk ka vetëm një mënyrë për të qenë tërheqëse.
Tërheqje do të thotë edhe erotizëm?
Po. Sidomos nëse përdorim të 5 senset tona: Muzikaliteti, toni i ulët i zërit, i cili të bën të imagjinosh pëshpërimat në një situatë intime hipotetike. Erotike është një dorë e bukur femre, e cila shpreh me lëvizje dhe prekje. Erotike është një grua, së cilës i shijon ushqimi i mirë. Të darkosh me një mashkull, e përsosur në aparencë dhe pastaj të limitohesh vetëm në një të pickuar të ushqimit që ke përpara, është një “grusht në stomak” për potencialin tonë joshës: Burrat tërhiqen nga femrat që dinë të përdorin senset e tyre shijuese. Kjo shpreh një erotizëm të theksuar, pasi lidhet me ndjesinë e kënaqësisë. Është një lojë me ndjesitë: Të krijosh sa më shumë emocion dhe tërheqje, duke shprehur kënaqësinë që ti ndjen. Çelësi është të përçosh impulse, ta bombardosh me joshje. Por kujdes, ruaju të mos krijosh tek tjetri mbingopjen.
Si ta kuptosh nëse të tradhton?
Si ndryshon nëse ai tradhton? Kur burri nuk do të zbulohet, zakonisht nuk e lë pas dore partneren e vet. Madje bën të kundërtën: afeksioni shtohet, deri në teprim. Krijon situata komplekse vetëm për të treguar “sesa shumë të do”. Kujdes: Pasi qumështi arrin në vlim, derdhet. Cilat janë sinjalet “spiune”? Manifestimet e një xhelozie të papritur dhe të pa justifikuar; me pak fjalë ka diçka që “i djeg” dhe nuk e lë të qetë. Ose zgjerimi i repertorit seksual. Marrëdhëniet e qëndrueshme të bëjnë deri në një pikë të parashikueshme në krevat: Nëse dalloni ndonjë ndryshim stili apo reference, ka shumë mundësi që këtë ta ketë mësuar nga dashnorja e vet.
Si duhet vepruar? Kini parasysh se po ruani “pronat” tuaja. Gjuani shkaqe ose pretekstet për të mos u takuar me ju. Ato të qenit shumë i lodhur për t’u takuar ose “më doli një punë papritur”. Në çdo rast, përpara se ta hapni si shqetësim, duhet të jeni të sigurta që nuk janë thjesht supozimet tuaja. Në rast se ju e akuzoni pa shkak, mund të krijoni probleme në raportin tuaj.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!