Dëshira seksuale te njeriu është një vërtetësi e vazhdueshme, që do të thotë se impulsi i çon qeniet njerëzore më tej në kohë, me anë të procesit të riprodhimit dhe me shumë cilësi të tjera shumë të çuditshme të njeriut. Ndoshta, ndryshimi qëndron në aftësinë e njeriut për të pasur imagjinatë. Gjë që kafshët nuk e kanë.
Domethëniet e aktit dashuror
Për të kuptuar çfarë do të thotë për njerëzit të bësh dashuri, duhet marrë parasysh, nëse ka në sjellje ndryshim mes qenieve njerëzore dhe kafshëve të tjera. Shumë shkencëtarë janë të sigurt për disa fakte themelore, si për shembull, që të gjitha kafshët që jetojnë në gjendje të egër, kanë stinë të veçanta çiftëzimi. Femra është gati për mashkullin dhe e tërheq kur vjen çasti i duhur për ciklin e saj riprodhues, në mënyrë që të jetë në gjendje të ngjizë krijesa të reja. Ndërsa për njeriun seksi nuk është me stinë.
Përfytyrimi
Dëshira seksuale te njeriu është një vërtetësi e vazhdueshme, që do të thotë se impulsi i çon qeniet njerëzore më tej në kohë, me anë të procesit të riprodhimit dhe me shumë cilësi të tjera shumë të çuditshme të njeriut. Ndoshta, ndryshimi qëndron në aftësinë e njeriut për të pasur imagjinatë. Gjë që kafshët nuk e kanë. Përfytyrimi (imagjinata) lejon rindërtimin e të kaluarës dhe përvijimin e së ardhmes, i lejon njeriut të dijë në ç‘masë mund të ndikojë sjellja dhe qëndrimi i tij mbi njerëz të tjerë (për shembull, tigri nuk ka mundësi të kuptojë ose nuhasë ndjesitë e gjahut të vet). Ndoshta, në raportin seksual njerëzor, ajo që ka më shumë rëndësi nuk është fakti i të bërit njësh, por fakti që gjendesh para një situate, në të cilën secili nga dy protagonistët jep e merr njëkohësisht. Të lesh aftësi për t’i pëlqyer njeriut të dashur dhe njëherësh, të marrësh kënaqësi prej tij, kjo mund të jetë vërtet një mrekulli.
Të bësh dashuri do të thotë të komunikosh
Në raportin e tyre seksual, njerëzit mund të krijojnë një botë intime, në të cilën ata kanë mundësi të thyejnë hekurat që i pengojnë dhe i mbajnë të burgosur ndjenjat e tyre, si dhe të çlirojë tensionet e jetës së përditshme. Disa njerëz gjenë mundësinë të shfryjnë instinktet e veta agresive në një mënyrë të veçantë të të bërit dashuri, instinkte që secili prej nesh mund të ndjejë brenda vetes, por që nuk mund të shprehen në asnjë lloj mënyre tjetër të raporteve njerëzore: zbulojmë përdorimin e gojës, duarve e të këmbëve dhe gjejmë kufirin e mundësive tona fizike mes krahëve të nënës. Më vonë, kemi nevojë për dashurinë që të na tregojë, jo vetëm se jemi seksualisht të pjekur e të aftë, por edhe për faktin që kjo anë e veçantë e vetvetes të jetë e pranueshme. Kështu që, të bësh dashuri, është thjesht çështje komunikimi. Mënyra me të cilën një njeri përdor këtë lloj gjuhe të trupit, varet nga faktorë të panumërt: edukimi i tij, personaliteti, origjina shoqërore, arsimi etj. Dëshira për të përkëdhelur një qen është mëse e natryshme, apo dëshira për të mbajtur një fëmijë ndër krahë, apo të qeshësh e të qash: impulsi seksual është një nga reagimet spontane njerëzore. Ndjenjat, dashuria, ngrohtësia, dëshira seksuale, simpatia, ëmbëlsia njerëzore nuk janë të palëvizshëm e të ngrirë: janë dinamikë, ndryshojnë, shndërrohen, rrjedhin. Konsideratat shoqërore dhe personale mund të jenë vendimtare kur apo ku bëhet dashuri: por nxitja e komunikimit në këtë mënyrë, nëpërmjet trupave, do të jetë përherë brenda natyrës njerëzore.
Dëshirë për seks!
Nga një kërkim i bërë nga prodhuesi i prezervativëve Durex, ka rezultuar se holandezët kryejnë marrëdhënie seksuale mesatarisht 91 herë në vit. Holandezët zinin vendin e nëntë në listën botërore. Në vendin e parë ishin francezët, të cilët në vit kryenin 141 herë marrëdhënie seksuale. Më pas vinin amerikanët me 138 herë dhe në vendin e tretë ishin rusët me 131 herë në vit. Në një kohë kur kafshët kryejnë aktin vetëm për t’u riprodhuar, seksi është për njerëzit edhe një formë argëtimi. Për njerëzit akti seksual është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për të pasur një lidhje të fortë dhe të shëndetshme me partnerin. Njeriu ka disa periudha në jetën e tij, ku dëshira për seks shtohet apo pakësohet. Zakonisht, këto periudha janë si dallgët, pra edhe nëse ndonjëherë nuk do të keni dëshirë për të pasur marrëdhënie, kjo është thjesht një situatë e përkohshme. Nevoja seksuale mes partnerëve nuk ecën gjithnjë paralelisht. Kjo gjë mund të sjellë probleme në lidhjen e tyre. Mos u besoni të afërmve apo shokëve që thonë se kanë të paktën 3 herë në javë marrëdhënie me partnerin e tyre. Nga kërkime të ndryshme që janë zhvilluar, është konstatuar se njerëzit bëjnë më rrallë seks, se sa u tregojnë njerëzve të tjerë. Kështu, rreth 40% e burrave midis moshës 18 dhe 45 vjeç bëjnë seks më pak se një herë në 2 javë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!