LAJMI I FUNDIT:

Gjimnastika si lojë

Gjimnastika si lojë

Dobësimi dhe forcimi i muskujve është më i thjeshtë duke bërë gjimnastikë në formën e lojës. Një top, shtrati, çdo gjë mund të shërbejë si mjet për të tonifikuar këmbët. kofshët. barkun etj ... Pra, mësohuni të çlodheni duke bërë gjimnastikë.

Tonifikoni shpinën shtrirë në krevat
Pozicioni fillestar: qëndroni shtrirë përmbys me gjoksin në cepin e krevatit. Këmbët e shtrira dhe të bashkuara, duart e shtrira dhe të mbështetura në dysheme, ndërsa koka në drejtim të shpinës.
Lëvizja: vendosini duart pas qafës duke përthyer bërrylat dhe pa e lëvizur kokën ngrijeni pak bustin. Ruajeni këtë pozicion për 10 sekonda. Kthehuni në pozicionin fillestar dhe përsëriteni ushtrimin 5 herë.

Të stërvitim vithet duke parë televizor

Pozicioni fillestar: shtrirë në divan, në anën e djathtë. Koka e mbështetur në dorë. Bërrylat e përthyer, ndërsa vithet në pozicion pingul me bustin. Këmba e majtë e shtrirë përgjatë trupit, majat e gishtave të drejtuara poshtë.


Lëvizja: kur të merrni frymë, ngrijeni këmbën e majtë. Më pas nxirreni frymën duke e ulur këmbën, por pa e vendosur mbi divan. Përsëriteni ushtrimin 3 herë me nga 15 lëvizje dhe më pas ndërrojeni këmbën.

Një jastëk për të forcuar kofshët

Pozicioni fillestar: shtrirë me kurriz. Këmbët në kënd 90°. Kofshët në pozicion pingul me trupin, ndërsa midis gjunjëve vendosni një jastëk, këshillon “Objectif Minceur”, botuar nga “Pegi”.
Lëvizja: ushtroni forcë, por pa e lëvizur shpinën disa herë rresht. Mbajeni këtë pozicion për 20 sekonda dhe përsëriteni ushtrimin 3 herë. /Telegrafi/