Vetëm për disa javë mund t’u jepni formë të bukur krahëve tuaj.
Diçka që ndoshta nuk e keni ditur – supet dhe pjesa e sipërme e shpinës kanë shtresa më të pakta të yndyrës se pjesa tjetër e trupit, prandaj ushtrimet e duhura për duar mund t’i japin ndërtim të bukur gjithë kësaj pjese. Këto ushtrime kanë cak secilin muskul kryesor dhe ndihmojnë në stabilizimin e nyjave, duke përmirësuar qëndrimin tuaj dhe duke ndërtuar krahë të tendosur me formë të bukur.
Shfrytëzoni pesha prej 1.5- 3 kilogramë, bëni nga 15-20 përsëritje të secilit ushtrim dhe të gjitha ushtrimet bëni përnjëherë pa pushim mes tyre. Realizoni nga dy apo tri sete ushtrimesh nga tri herë në javë.
Përkulja
Merrni peshat për ushtrim dhe qëndroni me këmbë të zgjeruara sa ijët dhe me gjunjë lehtë të lakuar. Përkuluni përpara në mes dhe lini duart të duken të lëshuara me shuplaka të drejtuara kah njëra-tjetra. Tendosni muskujt dhe ngadalë ngrini të dy duart dhe njëkohësisht shtrëngoni shpatullat. Me muskujt të forcuar kthehuni në pozitën e parë. Kjo konsiderohet një përsëritje.
Qëndrimi drejt
Qëndroni drejt me këmbë të zgjeruara në nivel të ijëve. Duart janë të lëshuara dhe të ngjitura për trupi, shuplakat e kthyera nga lart. Shpina është e drejtë, ndërsa gjoksi i ngritur. Pa i lëvizur pjesët e krahut mbi bërryl (që qëndrojnë të ngjitur për trupi) ngrini peshat deri në nivel të gjinjve me muskuj të forcuar, ndërsa lëvizjet bëni qetë dhe ngadalë. Ngadalë lëshoni peshat prapa në pozitën fillestare dhe në tërësi drejtoni duart. Kjo është një përsëritje.
Rrethore
Qëndroni me këmbë pak të hapura deri në nivel të ijëve dhe me gjunjë lehtë të lakuar. Doraket mbani në nivel të gjoksit, bërrylat janë të lakuar, shuplakat e kthyera kah njëra-tjetra. Shtrijeni dorën e majtë drejt anës së djathtë, duke u rrotulluar në mes në të njëjtën anë. Dora e shtrirë qëndron në nivel të supeve. Kthehuni në pozitën fillestare dhe pastaj përsëriteni të njëjtën gjë me dorën e djathtë (shtrijeni në anën e majtë…). Sërish kthehuni në pozitën fillestare. Kjo konsiderohet një përsëritje.
Zgjatja e tricepsit në pozitë të shtrirë
Shtrijuni në shpinë në një bankë dhe mbani peshat pas koke. Duart janë të zgjatura, ndërsa shuplakat janë të pozicionuara drejt njëra-tjetrës. Pa e lëvizur pjesën e sipërme të bërrylave, lakoni bërrylat dhe lëshoni peshat, ashtu që secila të jetë në njërën anë të kokës. Qëndroni ashtu disa sekonda, pastaj kthehuni në pozitën fillestare, kjo është një përsëritje. Tentoni që këtë lëvizje të mos e shndërroni në ushtrim për gjoks. Për këtë arsye mbani duart sa më vertikalisht që është e mundur dhe kini kujdes që e gjithë lëvizja të bazohet në bërryla.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse nuk duhet të vishni pantallona të shkurtra në aeroplan?
Balenciaga trondit sërish: Mjafton të shikoni çantën e tyre të re, çmimi i së cilës është jo më pak se 1000 euro
Arsyeja e fshehtë pse stjuardesat përshëndesin pasagjerët gjatë hipjes në aeroplan
A e dini se si ndikon seksi në punë? Mbani mend mirë
Pse Kalanchoe është lulja më e njohur? Lehtë mirëmbahet dhe ka një simbolikë të veçantë
A ndieni një erë të pakëndshme për shkak të ajrit të kondicionuar në veturë?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United