LAJMI I FUNDIT:

Bark i sheshtë? Ja rregullat!

Bark i sheshtë? Ja rregullat!

Për të humbur peshë nga stomaku, ju duhet të kombinoni ushtrimet e muskujve abdominal me aktivitet kardiovaskulare dhe ushqim të shëndetshëm.

Juve nuk ju nevojitet palestra për të pasur një stomak të sheshtë, këtë mund ta arrini në shtëpi. Me trajtime të vazhdueshme, ju mund të filloni të shihni rezultate brenda pak javëve.

Ushtrime kardio

Hapi i I-rë
Harxhoni 30 deri në 60 minuta duke bërë aktivitete kardiovaskulare, siç janë: vrapimi, noti, biçikleta apo ecje.


Hapi i II-të
Ndryshoni ushtrimet kardiovaskulare për të punuar në muskuj të ndryshëm dhe të parandaloni mërzinë.

Hapi i III-të
Përsërisni ushtrimet kardiovaskulare rreth 3 herë në javë.

Hapi IV-të
Ushtrimet kardiovaskulare funksionojnë duke u hedhur me litar për tre intervale minuta para ose pas stërvitjes e plotë.

Pjerrët

Hapi i I-rë
Shtrihuni mbi tapetin tuaj të jogës me krahë të mbyllur pingul me trupin tuaj dhe mbështetuni me bërryla.

Hapi i II-të
Kthehuni në krahun tjetër në mënyrë që dora të kaloj pas.

Hapi i III-të
Ngrije shpatullat dhe këmbët, filloni të përkuleni ngadalë, duke u kërrusur në bel.

Hapi i IV-të
Ulni këmbët edhe shpatullat në dysheme.

Hapi i V-të
Përsërisni ushtrimin 3 deri në 4 herë në javë.

Ulje dhe ngritje të fundshpinës

Hapi i I-rë
Shtrihuni me stomak në tapetin e jogës dhe merrni pozicionin, ngrijeni trupin lart duke u mbajtur me duart e juaja dhe gishtërinj e këmbë.

Hapi i II-të
Ngrini këmbën e majtë dhe mbajeni për 5 sekonda përpara se ktheheni përsëri në tokë.

Hapi III-të
Ngrini këmbën e djathtë dhe mbajeni për 5 sekonda përpara se të ktheheni përsëri në tokë.

Hapi IV
Qëndroni të shtrirë në dysheme për 5 sekonda.

Hapi V
Përsëritni hapin 2, 3, 4 rreth 3 deri në 4 herë në javë.

/Telegrafi/