Nuk është e vërtetë që joshja është diçka që e posedon ose jo: ajo mund edhe të mësohet dhe të përmirësohet me ushtrime të përshtatshme që i bëjnë mirë trupit dhe ndihmojnë edhe shpirtin
Ç ‘është joshja? Kush e di? Një ‘buzëqeshje fluturuese. Një farë ndriçimi në sy. Një mënyrë e të lëvizuri dhe të ecuri. Kjo dhe shumë të tjera. E vështirë, madje e pamundur ta thuash. Është diçka e pakapshme. Por diçka ekziston "brenda" një personi dhe bën që prezenca dhe më pas kujtimi i saj/tij të na "godasë", të na "joshë" dhe të mos na lërë më. Diçka që rinohet sa herë që e takojmë sërish personin në fjalë. Ndonjëherë mjafton një zë në telefon, i emetuar me një tori krejt të veçantë, pavarësisht nga ajo që thotë, që mund të jetë edhe një banalitet i kësaj forme:
Joshja nuk ka nevojë për "truke". Ajo ekziston dhe pikë, dhe qenia e saj krijon një aureolë krejt të veçantë përreth personit që ka fatin – "fatin": po mund të themi me plot gojën që e kemi. Joshja tërheq vëmendjen e atij që vjen në kontakt si magneti me hekurin. Të zë dhe nuk të lë më. Është një "armë" e ëmbël në marrëdhëniet ndërpersonale. Shumë herë arrihet shumë më tepër nga joshja sesa nga forca fizike apo arsyetimi.
Të poseduarit e joshjes e bën jetën më të thjeshtë, dhe nuk është e vërtetë që "ajo gjë që nuk e di" (një mënyrë për të përcaktuar të papërcaktueshmen) ose e ke, ose nuk e ke. Por sipas psikologëve joshja mund edhe të mësohet. Prova është fakti se një grua e dashuruar ushtron automatikisht një tërheqje më të madhe, është më e këndshme. Ajo ka fytyrën rrezellitëse, është e sigurt në vetvete, i përballon të tjerët me më shumë vetëdije dhe lehtësi. Nuk ka pse të çuditemi që me një sjellje të tillë pozitive në përballimin e jetës, arrin të joshë (të bëjë për vete) ata që janë përreth. Sa keq që kjo gjendje nuk mund të durojë përjetësisht.
Për të të bërë të vendosur nuk janë vetëm paratë, fama, rinia dhe bukuria. Shumë më e rëndësishme është të kesh energji, zjarr për të komunikuar.
Ekuilibri i duhur
Të ecësh me hijeshi dhe të dukesh e sigurt në vetvete: kjo me pak fjalë është paraqitja dhe është një element shumë i rëndësishëm që kur është në më të mirën e saj, quhet "dhuratë". Si ta arrijmë nëse nuk e kemi nga natyra, ose së paku, si ta përmirësojmë? Ja një këshillë e thjeshtë: imagjinoni sikur keni vënë një rrip me një medaljon shumë të çmuar që tentoni t’ia tregoni të gjithëve me krenari. Ose, ecni në ekuilibër mbi një trung peme. Do t’ju mësojë koordinimin e lëvizjeve.
Sekreti i lëkurës
Një lëkurë e bukur është në bazë të joshjes. Kremrat më të mirë janë ato që jo vetëm ushqejnë duke hidratuar, por i japin edhe dritë lëkurës. Në vend të parë qëndrojnë ato me acid e frutash që kanë efektin e një peeling delikat. Jetëdhënëse janë edhe kremrat me vitaminë C: stimulojnë qarkullimin dhe frenojnë plakjen e lëkurës…
Përqendrimi
Karakteristikë e kësaj metode është të, favorizojë përqendrimin në thelbësoren, të arritur
nëpërmjet një frymëmarrjeje të vetëdijshme dhe lëvizjeve të lehta e fluide. Ajo në fakt vepron si një lloj meditimi për trupin dhe shpirtin. Të rëndësishme janë veçantitë, psh, tensioni i ëmbël ndaj të cilit nënshtrohen disa, grupe muskujsh ose përqendrimi në vetë trupin. Barku dhe shpina duhet të bëhen sërish qendra e kujdesit dhe e trupit: kjo përmirëson paraqitjen dhe frymëmarrjen, si dhe na lejon të gjejmë qetësinë në vetvete.
Sekreti i një personaliteti tërheqës qëndron në katër fjalë: Besim në vetvete, ndjeshmëri, përqendrim dhe qetësi e brendshme. Pikërisht këtu ju propozojmë disa ushtrime sipas metodës Pilates.
1. Rruga e diellit
Qëndroni me gjunjët në tokë dhe bustin drejt, pastaj ngrituni. Shtrijini krahët përpara e më pas ngrijini ngadalë mbi kokë dhe pëllëmbët të thyera përpara. Rrotulloni krahët anash dhe më pas ulini, njëlloj si të donit të përshkruanit rrugën e diellit.
2. Ylli i detit
Uluni me këmbët të përthyera dhe të hapura lehtësisht. Shtrini krahët anash dhe dorën e majtë çojeni tek maja e këmbës së djathtë. Ridrejtohuni dhe pastaj kaloni dorën e djathtë
tek maja e këmbës, së majtë dhe përsëriteni në vazhdimësi.
3. Në horizont
Këmbadoras, ngrini këmbën e djathtë lartë dhe mbështilleni me dorë. Tendosni krahun përpara dhe këmbën pas, qafa në linjë me shpinën. Kthehuni në pozicionin fillestar dhe ripërsëritni.
4. Dallga
Shtrihuni në shpinë me ,këmbët të mbledhura. Zgjasni këmbën e djathtë, ngrijeni pak dhe krijoni rrathë me këmbën. Ndërkohë merrni frymë nga pjesa e poshtme e barkut dhe kalojeni në të sipërmen. Ulni këmbën dhe përsëriteni ushtrimin me tjetrën.
5 Kali
Shtrihuni në shpinë dhe përthyeni këmbët. Kapni gjurin e djathtë me dorën e majtë dhe tërhiqeni drejt barkut duke e drejtuar dhe tendosur këmbën e majtë të cilën e keni ngritur disa centimetra nga toka. Kthehuni në pozicionin fillestar dhe përsëriteni’ me këmbën tjetër.
6. Polipi
Shtrihuni në anën e majtë. Përthyeni mbrapa këmbën e majtë dhe mbështesni kokën në krahun e majtë të shtrirë. Ngrini pak këmbën e djathtë të shtrirë, duke e drejtuar dy ,herë përpara dhe dy herë mbrapa. Më pas përshkoni disa rrathë në ajër me këmbë. Mbështeteni këmbën në tokë, shtrihuni në aën e djathtë dhe përsëriteni sekuencën.
7. Guaska
Këmbë të mbledhura duke lënë kokën të bjerë përpara. Kryqëzoni krahët pas kokës, drejtoni bustin dhe zgjasni këmbët në tokë. Zgjasni krahët përtej kokës dhe më pas
përkulini prapë këmbët dhe ulni krahët pranë ijëve, njëlloj si një guaskë që hapet e mbyllet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Largoni mbetjet e djegura nga tenxherja me këtë truk të thjeshtë, pa pasur nevojë ta gërryeni
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!