LAJMI I FUNDIT:

Kthejuni normales

Kthejuni normales

Krahas asaj që do ta rregulloni figurën tuaj trupore, fitnesi do t’ju ndihmojë edhe të relaksoheni.

* Para gjumit: Do t’i relaksoni nervat dhe do ta shmangni pagjumësinë.
* Para se të ndodhë ndonjë moment i papërshtatshëm ose stresues: Do të furnizoheni me energji shtesë për ta zgjidhur problemin.
* Pas një dite të lodhshme: Do të liroheni nga shtangimet dhe spazmat muskulore, si edhe të t’i largoni emocionet e këqija të cilat janë akumuluar gjatë ditës.

1 Pozita fillestare: Uluni në shalë turke, duart janë mbi gjunjë. Uleni kokën dhe përkuluni. Qëndroni në këtë pozitë për 30 sekonda.

2 Pozita fillestare: Uluni në shalë turke, duart janë mbi gjunjë. Vendosni duart pas shpine. Pastaj me dorën e majtë kapeni shuplakën e djathtë dhe tërhiqeni maksimalisht në të majtë. Edhe kokën kthejeni në anën e majtë. Qëndroni në këtë pozitë për 30 sekonda, dhe pastaj përsëriteni të njëjtin ushtrim edhe në anën tjetër.


3 Pozita fillestare: Uluni në shalë turke, duart janë mbi gjunjë. Lëshoni parakrahun e dorës së majtë në toke, dhe lakojuni në të majtë. Qëndroni në këtë pozitë për 20-30 sekonda dhe pastaj përsëriteni ushtrimin edhe në anën tjetër.

4 Pozita fillestare: Uluni në tokë, këmbën e djathtë zgjateni, kurse të majtën lakojeni në gju, me kusht që gjuri te jetë i lakuar anash. Përkuluni përpara dhe tërhiqeni shputën e këmbës së djathtë kah vetja. Qëndroni në këtë pozitë një minutë.
Kujdes: shpina duhet të jetë në pozitë të drejtë!

5 Pozita fillestare: Shtrijuni në bark. Lakojeni këmbën e djathtë derisa thembra ta prekë prapanicën. Qëndroni në këtë pozitë një minutë. Përsëriteni ushtrimin edhe me këmbën tjetër.

6 Pozita fillestare: Uluni mbi thembra. Vendoseni gjoksin mbi këmbë dhe zgjatni duart përpara. Relaksohuni. Qëndroni në këtë pozitë për një minutë.

7 Pozita fillestare: Uluni në shalë turke. Vendosni shuplakat në pjesët anësore të kokës, mbyllni sytë dhe lëshoni muskujt e fytyrës. Gjatë një minute bëni masazh muskujve temporalë me lëvizje rrethore.
Kujdes: Frymëmarrja duhet të jetë normale. /Telegrafi/