Është e vështirë të gjesh dhuratën e duhur për dikë me të cilin sapo ke nisur të dalësh. Kur ke shumë kohë me dikë idetë vijnë vetë, sigurisht kur ke shumë kohë, edhe idetë mbarojnë, por kur janë vetëm pak muaj, gjithçka bëhet më e vështirë.
Ju nuk jeni aq të afërt sa të planifikoni një udhëtim bashkë, por kjo nuk do të thotë që duhet të bëni dhurata të mërzitshme.
Ti je një vajzë origjinale, prandaj nuk të falet! Mendo për ndonjë nga këto:
Bileta për një koncert, teatër: Lexoni kalendarin për programin e fundjavës. Dhe secila ka të mirat e veta. Në koncert mund të kërceni dhe të përqafoheni. Në një shfaqje teatri nuk keni shumë mundësi për ta bërë këtë, por mund të afroheni më shumë duke folur për artin.
Një aparat birre. Kërkoni nëpër dyqanet specifike për këtë makinë që e bën birrën vetë në shtëpi. Kështu ai nuk do arsyetohet gjithmonë që ka dalë të pijë një birrë me shokët, sepse ndonjëherë mund ta bëjë edhe në shtëpi!
Një libër gatimi. “Dua të mësoj të gatuaj” ka bërtitur ai duke provuar atë pjatën e mrekullueshme në një nga takimet tuaja, apo duke parë Masterchef. Atëherë bëja më të lehtë ëndrrën duke i dhuruar një libër gatimi. Por kujdes, jo një mashkulli me komplekse që do e quante për ofendim një dhuratë të tillë.
Blloqe shënimesh ose filxhanë shumë të veçanta. Ai është tip kreativi, që ndalon e shkruan herë pas here? Ndoshta hedh mendimet dhe mban shënime ngado në copa letre që i humbasin e në telefonin ku nuk dihet më çfarë ka. Atëherë bliji një bllok me kapak lëkure. Ose një filxhan për të pirë kafen e mëngjesit në shtëpi apo zyrë.
Dorashka për aparaturat me prekje. Bliji një palë dorashka që mund të komandojnë pajisjet me ‘touchscreen’, shkruan revistaclass. Në vazhdën e dhuratave teknologjike, mund t’i blini dhe kufje apo altoparlantë pa fije.
Një kartë për videolojëra. Ai mburret tërë kohës që është një lojtar i paparë? Një fanatik “harrova të haja sepse po luaja një lojë”? Nëse të pëlqejnë edhe ty, mund t’i bashkohesh në lojë, por edhe po të mos pëlqejnë ai do e vlerësonte që e mbështet në këtë pasion. Dhe kur ai të luajë, ti je e lirë të bësh blerje!
Një kartë abonimi për paketat dixhitale. Ai mund të shohë gjithë filmat që ka qejf dhe mund të keni gjithmonë një alternativë kur nuk dini çfarë të bëni dhe ku të shkoni.
Libra. Ata të japin mundësinë për një bisedë shumë interesante, të mprehtë e provokuese. Blija në variant dixhital. Fjalia e fundit fare: Të lexosh është seksi dhe do jetë gjithmonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Nuk është vonë për të mbjellë lule!
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak