Ndarjet nuk janë asnjëherë argëtuese. Dikush përfundon duke u lënduar. A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse dhënia fund e marrëdhënies do të ishte më pak e dhimbshme? Duket se një dozë dhembshurie mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes.
Kur mendoni për dashurinë në marrëdhëniet romantike, me siguri imagjinoni atë që studiuesit i referohen si dashuri pasioni. Përveç saj, në një lidhje është shumë e rëndësishme edhe një ndjenjë tjetër: dhembshuria.
Kjo i referohet shqetësimit dhe kujdesit për mirëqenien e të tjerëve, veçanërisht kur ata vuajnë; dashuria me dhembshuri promovon mbështetje, mirëkuptim dhe butësi. Sigurisht që këtë dashuri mund ta shprehni ndaj partnerit, por edhe ndaj familjes, miqve dhe të panjohurve.
Kur vjen puna tek ndarjet, mund ta drejtoni dhembshurinë edhe nga një ish-partner i ardhshëm.
Në një studim, studiuesit kanë identifikuar njerëzit, të cilët i kishin dhënë fund një marrëdhënieje ose kishin qenë në një marrëdhënie që kishte përfunduar bashkërisht.
Pjesëmarrësit fillimisht iu përgjigjën pyetjes se sa shumë dhembshuri merrnin nga ish-partnerët kur lidhja ishte në kulmin e saj. Më pas u pyetën se si u ndanë me ish-in. Specifikisht, ata treguan se sa i përdorën strategjitë e mëposhtme:
1. Tërheqjen në vete dhe shmangien nga partneri
2. Manipulimi i partnerit
3. Përdorimi i një forme jopersonale komunikimi
4. Përdorimi i një toni pozitiv
5. Qëndrimi i hapur ndaj partnerit
Nga pesë tipat e ndarjes të përmendura më sipër, tri të parat janë më të dhimbshmet, ndërsa dy të fundit tregojnë respekt dhe ndjeshmëri ndaj ish-partnerit. Njerëzit që merrnin më shumë dhembshuri gjatë lidhjes kishin më tepër mundësi për të qenë të hapur dhe pozitivë ndaj partnerëve gjatë ndarjeve.
Përfundimi është se dhembshuria është një cilësi e mirë, e cila vlen në shumë marrëdhënie. Fundi i një lidhjeje do të jetë i vështirë, por dhembshuria e treguar nga ju e bën më pak të dhimbshme për ish-in. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!