Epshi dhe dashuria në marrëdhëniet ndërmjet partnerëve janë të ndërthurura, mirëpo midis tyre ekziston një dallim kyç – dëshirën e nxisin hormonet, ndërkaq dashurinë, para së gjithash emocionet (dhe natyrisht ndonjë hormon).
Në shoqërinë bashkëkohore dashuria dhe epshi shpesh përjetohen si e njëjta gjë, transmeton Telegrafi. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme dhe do të zbuloni nëse dashuria që ju po përjetoni është vërtet dashuri apo një epsh që juve ju bën të ndiheni mrekullisht mirë…
Cila është cilësia kryesore tek një mashkull?
a- Ndershmëria
b- Qëndrueshmëria
c- Ndjeshmëria
Zakonisht kur flet me të…
a- Jeni gjithnjë dakord
b- Ndonjëherë nuk e dëgjon
c- Kërkon gjithnjë që të jeni dakord
Takimi juaj i parë ka qenë…
a- Një lojë e gjatë joshëse
b- Një bisedë e gjatë për të njohur njëri-tjetrin më mirë
c- Dashuri me shikim të parë
Gjatë një feste një grua e bukur kërkon ta bëj për vete!
a- Është një rast i mirë për të kuptuar nëse të do me të vërtetë
b- Nuk ka asnjë rrezik, ai të do vetëm ty
c- E puth me shumë pasion në mënyrë që të mos i shkojë mendja tek asnjë femër tjetër
Sonte ke një takim me të…
a- Do të veshësh një fustan seksi dhe do të ketë shumë shampanjë
b- Një darkë në shtëpinë tuaj dhe një bisedë e qetë
c- Një dalje në kinema, për t’u mbështetur në supin e tij
Nëse do të të linte, do të mendoje…
a- Është e pamundur, të do me gjithë shpirt
b- Nuk ia vlen, ti meritoje më shumë
c- Nuk të dashuronte më të vërtet
Miqtë tuaj ju konsiderojnë…
a- Dy njerëz që flasin shumë me njëri tjetrin
b- Të dashuruar apasionantë
c- Një çift unik
Nëse do të të kërkonte të martoheshit:
a- Do të mendoheshe
b- Po, bashkë përgjithmonë
c- Jemi mirë kështu, përse duhet të martohemi?
Vlerësimet:
Më shumë a
Ke ndjenja shumë të forta: Lidhja juaj është e mbështetur në ndjenja shumë të thella. Këtë e tregojnë shumë elementë, keni gjithnjë nevojë të rrini bashkë, jeni të pandashëm, dhe bëni shumë plane bashkë. Lidhja juaj është bërë gjithnjë dhe më e fortë dhe të gjithë ju konsiderojnë një çift të vërtetë. Ke përshtypjen se ke gjetur mashkullin e jetës tënde dhe edhe nëse një tjetër afrohet je shumë e sigurt që nuk ka asnjë rrezik. Nuk ke asnjë dyshim në besnikërinë e mashkullit tënd. Nuk të pëlqen të ndryshosh sipas situatave që ju paraqiten.
Më shumë b
Je në dilemë: Është dashuri apo epsh? Këtë pyetje i bën vetes gjithnjë. Për frikë apo për pasigurinë që të karakterizon, nuk je e sigurt nëse të tërheq partneri sepse e dashuron apo sepse ka një paraqitje të këndshme fizike dhe është i mirë në shtrat. Me pak fjalë frenon veten veçanërisht nëse të duket se nuk të jep aq shumë dashuri. Nuk je nga ato që bien në dashuri këmbë dhe kokë. Je shumë e kujdesshme sepse ke nevojë të dish se me kë ke të bësh. Për ty dashuria është diçka me shumë vlerë e cila nuk duhet të konsumohet me dikë që nuk e meriton.
Më shumë c
Ndjen një tërheqje fizike dhe shpirtërore: Mashkulli yt të duket eksitues dhe joshës. Ke dëshirë ta shtrëngosh e të bësh dashuri me të. Për ty ka më shumë rëndësi që ai të të njohë anën tënde joshëse se sa anën tënde të personalitetit. Ke një aftësi të lindur për t’u dhënë në lojën e joshjes. Të pëlqen të japësh dhe të ndjesh kënaqësi. Ke më shumë tendenca të vlerësosh anën fizike tek një mashkull, duke lënë mënjanë anën tjetër të rëndësishme atë të ndjenjave. Kjo është logjike duke parë që më shumë dëgjon zërin e trupit sesa të zemrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Metoda ideale për zgjerimin e xhinseve nëse keni gabuar masën, truku ka bërë xhiron në TikTok
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Fjalët që prindërit është mirë të mos ia thonë fëmijëve të tyre
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand