LAJMI I FUNDIT:

Çiftet të cila kënaqen në seks i dinë këto sekrete

Çiftet të cila kënaqen në seks i dinë këto sekrete

Për kënaqësi dhe harmoni të plotë në dhomën e gjumit çiftet patjetër duhet të keni diçka më shumë se nevojat e rastit dhe epshi. Seksi famoz është më shumë se kaq dhe përfshin mirëkuptimin, komunikimin, por nganjëherë edhe marrëveshje për terminin kur do të bëhet seks

Këto janë rregullat të cilat do të duhej t’i provoni në mënyrë që të arrini harmoninë dhe kënaqësinë optimale seksuale:

Seksin e shënojnë në kalendar të orareve javore dhe ditore
Në vend që seksin e caktuar me marrëveshje ta shikoni si mungesë spontaniteti, përpiquni ta kuptoni si paralojë të llojit të vet, përkujtues për atë që ju pret, transmeton Telegrafi. Për çiftet që janë në lidhje të gjatë, posaçërisht për të martuarit që kanë edhe fëmijë, planifikimi i shoqërimit romantik është i domosdoshëm.

Mbyllja e derës së dhomës
Mbyllja e derës së dhomës së gjumit posaçërisht në familjet që kanë shumë fëmijë është shumë me rëndësi për seks të rehatshëm pa ngarkesa. Gjithsesi është e nevojshme që fëmijët t’i mësoni të trokasin në derë, si edhe të krijoni ambient relaksues për seks sensual pa kufij.


Eksperimentojnë
Janë mësuar të jenë të hapur ndaj mënyrave të ndryshme të shfaqjes së seksualitetit. Si edhe tek muzika, njerëzit dëshirojnë kombinimin e paraparë dhe të paparaparë. Duhet patjetër të gjeni balancën midis konvencionales dhe aventurës në të cilën do të jeni të kënaqur të dy. Shumica e çifteve kanë deklaruar se seksin më të mirë e kanë përjetuar jashtë shtëpisë. Opsionet janë të ndryshme, nga motelet e vogla ku do të shkoni gjatë vikendeve si edhe rezervimi i dhomave të hotelit për disa orë derisa dadoja kujdeset për fëmijët.

I besojnë njëri-tjetrit
Kur plotësisht i besoni njëri tjetrit, atëherë ndiheni rehat dhe nuk ngurroni, atëherë mund të bëni eksperimente. Kur të krijoni lidhjen dhe besimin e plotë, seksi do të bëhet shumë më i zjarrtë. /Telegrafi/