Thuhet se Dita e Shën Valentinit është ditë e të dashuruarve, festë e dashurisë, festë për çifte, e po s’ka gjë nëse jeni vajzë “singël” e cila e do dashurinë – përse nuk do të argëtoheshit në këtë ditë të zemrës.
Kjo “ditë e veçantë” për të dashuruarit nuk është shpikur që vajzat e vetme të ndihen keq, shkruan Telegrafi, andaj mos mendoni fare për vetminë, le të jetë për të gjithë një ditë e veçantë argëtimi.
Shën Valentini, festa e të dashuruarve, është pa dyshim një ditë shumë e dashur dhe e pritur nga të gjithë romantikët e botës, por vetëm nëse jeni të dashuruar vërtet, në të kundërt do të ishte thjesht 14 shkurt, një datë si gjithë të tjerat. Të kalosh Shën Valentinin prej single mund të jetë e mërzitshme, sepse përfundon duke i parë të gjithë të lumtur, në çift, përveç se ju.
Në të vërtet mënyra më e mirë për të kaluar 14 shkurtin në mënyrë të këndshme, është pikërisht të mos mbylleni në shtëpi duke parë ndonjë film, por të dilni dhe të argëtoheni. Telefononi miket tuaja dhe organizoni të dilni në lokalin tuaj të preferuar, ose mund të shkoni në kinema për të parë një film i cili nuk është shumë romantik.
Mund të përfitoni për te vajtur në ndonjë organizim që bëhet në qytet për Shën Valentin për njerëzit që janë single.
Të njihni persona të rinj pikërisht në ditën më të urryer nga beqaret, mund të jetë mënyra më e mirë për të kaluar një Shën Valentin të vetmuar. Zbavituni, mos mendoni se do kishte qenë më mirë nëse do të ishit dy, sepse ajo që ka rëndësi është të jeni mirë me veten tuaj.
Retorika që rrethon festën e të dashuruarve na tregon se sa të lumtur janë te gjithë përveç nesh, por është një logjik të cilën duhet ta mundni. Dashuria kur është, është e mrekullueshme për ta kurorëzuar gjithmonë, dhe nuk është shumë e rëndësishme të jetë një datë e shënuar në kalendar që të na e kujtoj. Nuk na mbetet gjë tjetër se te jetojmë me qetësi dhe optimizëm jetën, duke besuar se ai person shumë i veçantë do të vijë herët a vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër këshilla praktike për të përballuar çdo bisedë të vështirë në marrëdhënie
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Metoda ideale për zgjerimin e xhinseve nëse keni gabuar masën, truku ka bërë xhiron në TikTok
10 shprehjet më të veçanta të dashurisë
Gjysma e punëtorëve s’mund t’i durojnë shefat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand