Marrëdhëniet ndërmjet mashkullit dhe femrës kanë pësuar shumë ndryshime me ardhjen e kohës së re,
Nëse të gjitha këto risi ju kanë hutuar deri në atë masë sa që më as vetë nuk dini si të silleni, shkruan Telegrafi, është koha që të informoheni dhe të mësoni se cilat janë ato rregulla moderne që i kanë zëvendësuar rregullat e mira, por të vjetra.
Nëse mashkulli bën ftesën, femra paguan faturën
Hulumtimet kanë treguar që 41 për qind e femrave janë të gatshme të paguajnë faturën kur mashkulli i fton në takim.
Mjaftojnë 15 minuta
Njësoj, edhe meshkujt edhe femrat, 31 për qind e tyre, kanë thënë që u mjaftojnë pikërisht 15 minuta që të kuptojnë se a ia vlen ai takim apo do të jetë totalisht i dështuar. Mirëpo, mos u zhgënjeni, vetëm 12 për qind e tyre thonë që do të iknin nga ai takim i keq, andaj janë të vogla shanset që do të ballafaqoheni me ndonjë situatë të pakëndshme.
Sinqeriteti është opsioni më i mirë
Së paku 52 për qind e të anketuarve janë pajtuar me atë që më mirë është menjëherë të dihet nëse gjërat nuk funksionojnë, sesa të ushqejnë shpresa të rreme. Natyrisht, ekzistojnë mënyra të ndryshme nëpërmjet të të cilave mund ta shfaqni këtë, ndërkaq shumica e të anketuarve preferojnë mënyrën më të butë.
Duhet të prisni
Edhe pse jeta dinamike na imponon që sa më shpejt të shkojmë në shtrat me personin e ri, 80 për qind e të anketuarve thonë që është më mirë të pritet para se të shkohet sa më shpejt në shtrat.
Paraqitja pas takimit
Së paku 48 për qind e femrave dëshirojnë që t’i paraqiten mashkullit brenda 48 orëve, ndërkaq meshkujt akoma janë për atë opsionin “vështirë dorëzohen”. Ata konsiderojnë që më mirë është të pritet edhe deri në tri ditë, së paku kështu thonë 68 për qind e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!