LAJMI I FUNDIT:

Formula e seksit të mirë: Femra e pasur dhe mashkulli i varfër?

Formula e seksit të mirë: Femra e pasur dhe mashkulli i varfër?

Hulumtimet e reja për shumicën do të jenë të pabesueshme, mirëpo rezultatet thonë kështu: kush ka më shumë para, ka edhe seks më të mirë...

Femrat që bëjnë pjesë tek pjesëtaret e klasës së mesme kanë jetë më të mirë seksuale sesa femrat e varfra, tregojnë hulumtimet më të reja. Me fjalë të tjera, sa më e pasur të jetë femra, aq më shumë mund të lavdërohet se ka kënaqësi në seks. Krahas kësaj, femrat e tilla kanë informacione më të mira edhe kur është fjala për kontracepsionin.

Ekspertët spanjollë të cilët kanë punuar në këtë hulumtim nuk i ka befasuar posaçërisht zbulimi i cekur më sipër. Në të vërtetë ata konsiderojnë se si është krejtësisht e qartë që në seks më shumë kënaqen femrat të cilat nuk janë të detyruara të kujdesen për mungesën e financave, por për probleme krejtësisht të tjera.


Njerëzit të cilët jetojnë në kushte të këqija socio-ekonomike më pak kënaqen në seks dhe në përgjithësi janë më pak të kënaqur me lidhjet e tyre dashurore. Është vërejtur edhe një gjë që ky grupim njerëzish më shpesh përballet me keqtrajtim seksual”, ka bërë të ditur mjekja Dolores Ruiz nga Agjencia e Shëndetit publik në Barcelonë.

Ajo tërheq vërejtjen që shëndeti seksual nuk nënkupton vetëm mungesë sëmundjeje, por edhe kënaqësi me seksin dhe me lidhjen, transmeton Telegrafi.

Prandaj është interesante që një hulumtim tjetër ka treguar që femrat konsiderojnë që seksi është shumë më i mirë me mashkullin e varfër.
A do të thotë kjo që hulumtuesit më në fund kanë gjetur formulën e seksit të mirë: femra e pasur dhe mashkulli i varfër? /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Liria individuale

Liria individuale

Këshilla Lifestyle
Emrat më të popullarizuar për qen dhe mace në vitin 2017: Detyra më e këndshme për pronarët!

Emrat më të popullarizuar për qen dhe mace në vitin 2017: Detyra më e këndshme për pronarët!

Kërshëri
Kalo në kategori