Libidoja apo dëshira për marrëdhënie intime është e rëndësishme, mirëpo edhe faktor kompleks i cili ndikon në seksualitetin e njeriut. Është rezultat i proceseve psikologjike, ndërkaq shprehet edhe nëpërmjet përgjigjes trupore.
Nëse themi që dikush ka libido të ulët, fjala është për zvogëlimin e dëshirës për marrëdhënie intime. Ky është disfunksioni më i shpesht i seksualitetit, që prek çdo të tretin çift.
Libidoja e ulët lehtë mund t’i çrregullojë marrëdhëniet më të mira ndërmjet partnerëve dhe seksualitetin ta shndërrojë në ankth nate, sepse në fund e gjitha reduktohet në kryerje të detyrave bashkëshortore, transmeton Telegrafi.
Gjithmonë çiftet e tilla i këshillojmë që të bisedojnë ndërmjet vete. Kur vëreni që diçka po ndodh, mos e fshihni problemin, sepse ai patjetër do të dalë në sipërfaqe. Gjëja më e mirë është që biseda të zhvillohet pa kurrfarë ngurrimi. Para së gjithash, duhet patjetër ta bindim veten se diçka po ndodh dhe përse po ndodh kështu. E dini edhe vetë që seksi nuk fillon vetëm me zhveshjen, por shumë para këtij akti – në kokë.
Vrasësit kryesorë të libidosë
Vrulli seksual është i paparashikueshëm, në një moment është në kulm, ndërkaq në momentin tjetër. Arsyet për këtë janë disa:
1. Lidhja e keqe emocionale me partnerin
Problemet e pazgjidhura janë armiku më i shpeshtë i elanit seksual. Për dëshirë seksuale është e rëndësishme afërsia emocionale. Grindjet, komunikimi i dobët, mungesa e besimit mund të ulin dëshirën tuaj. Alkooli mund t’ju stimulojë për të bërë seks, mirëpo mund të bëhet dhe fajtor për rënie të dëshirës. Nëse ndieni mungesë të dëshirës seksuale, mbase problemi juaj fshihet në mungesën e gjumit. Pagjumësia shkakton lodhje, ndërkaq lodhja shpartallon dëshirën seksuale.
2. Jeta
Fëmijët dhe puna nuk e shkatërrojnë jetën tuaj seksuale, mirëpo mund të ulin libidonë tuaj. Askush nuk është fajtor për këtë, fajin thjesht e ka jetesa! Në fund të ditës, kur të dëshironi të jeni intimë me partnerin, e gjitha reduktohet në atë që ju zë gjumi sapo ta vini kokën në jastëk. Çiftet duhet të jenë të vetëdijshëm që jeta seksuale është faktori qenësor i marrëdhënieve të tyre dhe, që në atë faktor duhet investuar diç më tepër kohë dhe përpjekje.
3. Stresi, brengat dhe vështirësitë
Nëse jetën tuaj e kanë kapluar situata të shumta stresi dhe frike, me siguri seksi nuk do të jetë faktor qenësor. Si të kujdesemi për libidonë nëse nuk kujdesemi për të si për çdo ditë kur paguajmë këstet e kredive dhe artikujt e nevojshëm ushqimorë. Ekspertë thonë që problemet e tilla t’i lëmë anash e jo t’i vëmë në vend të parë.
Edhe disa situata të cilat do ta vrasin libidonë tuaj:
* Problemet me vetëbesimin dhe me identitetin seksual
* Plakja
* Prejardhja e keqtrajtimit seksual
* Barnat
* Pengesat fizike dhe psikike
* Ushqimi jo i rregullt
* Pirja e alkoolit dhe e duhanit
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
Meshkujt e shkurtër janë më gjaknxehtë se ata shtatlartë, e thotë shkenca
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!