Statistikat e hulumtimeve të fundit tregojnë që më shumë se 80 për qind e të punësuarve flirtojnë në vendin e punës, gjysma krijojnë lidhje apo së paku aventurë me kolegun, ndërsa një nga pesë çifte bashkëshortore është lidhur ndërmjet kolegëve...
Dashuria dhe seksi në vendin e punës ndodhin shumë më shpesh seç do të keni paramenduar. E gjitha kryesisht fillon pa të keq, puna ju “detyron” që me dikë ta kaloni kohën, ndërkohë radha i vjen bisedës për gjërat private dhe kështu nga dita në ditë bëheni gjithnjë e më të afërt me kolegun apo kolegen, ndërkaq për këto gjëra as që jeni të vetëdijshëm. Gjërat fillojnë “të ngrohen” në kremte të kompanisë, në udhëtime zyrtare apo në darka zyrtare…
Hulumtimet e bëra në internet tregojnë se një numër i vogël i të punësuarve fshehin lidhjen e tyre me kolegun apo kolegen e punës. Përqindja e atyre të cilët dashurinë e tyre e mbajnë fshehurazi vetëm për faktin se punojnë në të njëjtin vend pune sa vjen e zvogëlohet, transmeton Telegrafi.
Njerëzit të cilët punojnë së bashku kanë kohë të njihen mirë mes vetes, ta shohin se si personi potencial po zgjidh situatat e vështira, kur është nën stres dhe si po sillet me kolegët tjerë të punës.
Mirëpo, romanca midis kolegëve mund të sjellë deri te veprime jo të drejta, sjell një atmosferë të zymtë e cila mundet t’ua vështirësojë jetën të tjerëve. Vendi i punës nuk mund të jetë efikas, mirëpo një ndalim i tillë kurrsesi nuk do të ishte zgjidhja e duhur.
Mbani mend se suksesi i një martese sot është 50 me 50. Të mendojmë: çfarë mendoni, çfarë janë gjasat që një romancë nga zyra të ketë sukses? Kjo marrëdhënie është më pak se 50 me 50. Prandaj, para se të filloni një aventurë me kolegun, mendoni rreth asaj se si do të ndiheshit në mbledhjen javore, kur jini ulur përskaj njëri tjetrit, u bie ndërmend ndarja mes jush dhe nuk mund ta shihni njëri-tjetrin në sy. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Katër këshilla praktike për të përballuar çdo bisedë të vështirë në marrëdhënie
Metoda ideale për zgjerimin e xhinseve nëse keni gabuar masën, truku ka bërë xhiron në TikTok
A zvogëlohet gjoksi gjatë dobësimit?
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand