LAJMI I FUNDIT:

Ngrohuni me puthje dhe muzikë

Ngrohuni me puthje dhe muzikë

Vitaminat nuk janë mënyra e vetme që organizmi të mbrohet nga sëmundjet, imunitet në ditët e ftohta mund të sjellin edhe puthjet, dëgjimi i muzikës së mirë dhe shëtitjet gjysmë ore.

Ditët e acarta sjellin ftohje, dhembje fyti, inflamacione sinusi, ndërkaq kur imuniteti është i dobësuar, e sulmojnë viruset dhe bakteret. Për t’u mbrojtur nga sëmundjet, provoni disa “marifete”, të cilat me siguri ju ngrenë imunitetin.

Puthuni. – Nëse hundët ju janë mbyllur, puthjet ju lehtësojnë frymëmarrjen dhe, sa më shumë që zgjasin, fuqia mbrojtëse forcohet. Edhe temperatura e trupit ngrihet, andaj të dashuruarve shpesh u ndodhë të ndiejnë nxehtësi dhe nuk e ndiejnë kur acari ua “prek” duart dhe faqet.

Dëgjoni muzikë. – Ditën fillojeni me meloditë e adhuruara, të cilat do t’ju japin një dozë të fuqishme energjie pozitive dhe do t’ju zbusin stresin ditor. Muzika qetëson, përmirëson kujtesën dhe përqendrimin.


Shëtitni. – Askush nuk dëshiron të dalë jashtë shtëpie kur temperaturat janë “minus”, mirëpo qëndrimi i vazhdueshëm në vende të mbyllura dhe të ngrohta është shumë më i rrezikshëm për shëndetin. Çdo ditë do të duhej të shëtitni në ajër të pastër së paku 20-30 minuta. Vishuni mirë dhe “armatosuni” me mendime të mira të cilat do t’ju ngrohin shpirtin. /Telegrafi/