LAJMI I FUNDIT:

Seksi bashkëshortor është më i miri se cilido tjetër

Seksi bashkëshortor është më i miri se cilido tjetër

Jo rrallë seksi bashkëshortor ka reputacion të keq, andaj konsiderohet monoton, mirëpo kjo fare nuk është e vërtetë. Ekzistojnë një sërë arsyesh për shkak të të cilave pikërisht seksi bashkëshortor është më i mirë se çdo seks tjetër.

Harroni thashethemet se gjoja seksi bashkëshortor është monoton. Jeta seksuale ka një sërë përparësish në marrëdhënie bashkëshortore sesa ai i personave të vetmuar, apo i lidhjeve të shkurtra. Andaj, lexoni mirë të gjitha arsyet përse seksi bashkëshortor është fantastik, ndërkaq pas kësaj kërkoni nga bashkëshorti apo bashkëshortja!

Seksi i mëngjesit
Përparësia ekziston për shkak se seksi i mëngjesit mund të praktikohet kurdo që të dëshironi – andaj flini bashkë në krevat! Mbase do të jetë mirë të kurdisni alarmin e orës diçka më herët dhe kjo me siguri do t’ju bëjë mirë.

Mund të merrni iniciativën
Jeni të sigurt që partneri juaj dëshiron që ta joshni, nuk është mirë ta nënvlerësoni situatën dhe të hezitoni, nëse dëshironi të bëni seks, thjesht tregojani dëshirën partnerit.


Nuk është e thënë të bëheni e përsosur
Tashmë partneri ju ka parë në mënyra të ndryshme, kur jeni tepër të lodhur, më pak të lodhur apo kur dilni nga dushi pa grimin e zakonshëm – ai akoma ju dashuron dhe ka ndjenja të zjarrta ndaj jush. Seksi është mënyra më e mirë kur jeni të relaksuar dhe kur nuk duhet të brengoseni se si ju duken flokët dhe grimi juaj, keni të veshur rrobat e brendshme seksi apo megjithatë frizurën e përsosur “aty poshtë”. /Telegrafi/