LAJMI I FUNDIT:

A po të gënjen

A po të gënjen

Secili mashkull posedon detektor natyral të gënjeshtrës – ai është syri. Vetëm duhet të mësojë ta përdorë në mënyrën e duhur. Këshillat Joe Navaros, ish-agjent i FB-së, ekspert i komunikimit joverbal dhe autor i librit "Clues to Deceit" mund t’ju ndihmojnë.

Mbledh buzët
Nëse buzët e saj janë të tendosura dhe në pozitën sikur dëshiron t’ju puthë, – është shenjë e stresit.

Rrudh hundën
Imagjinoni që dikush t’ju fusë pjatën apo diç tjetër të tmerrshme nën hundë: do të bëni grimasën dhe do ta rrudhni atë. E pra, njerëzit reagojnë në atë mënyrë kur ballafaqohen me diçka të pakëndshme, si kur është fjala për goditje.

Prek qafën
Kur femra ndihet e rrezikuar, shpesh prek qafën. Loja me qaforen ka të njëjtin kuptim. Kur meshkujt ndihen të rrezikuar prekin kravatën.


Ngre krahët
Navaro këtë e quan “efekt breshke”: Ngritja e krahëve gjatë bisedës tregon që bashkëbiseduesi nuk është i sinqertë.

Pastron fytin
Nëse belbëzon, kjo asgjë nuk tregon. Mirëpo, nëse zëri i bëhet më i hollë dhe përgjigjen e pyetjeve e fillon duke pastruar fytin, ndoshta diçka nuk është në rregull.

Fërkon sytë
Nëse fillon t’i fërkojë sytë me gishtin e madh apo me gishtin tregues, ajo në mënyrë të pavetëdijshme përpiqet të bllokojë atë që sheh. Kjo shihet qartë madje edhe te njerëzit e verbër kur gënjejnë. /Telegrafi/