LAJMI I FUNDIT:

Spermën e përmirësojnë karota, kungulli dhe portokalli

Spermën e përmirësojnë karota, kungulli dhe portokalli

Në qoftë se planifikoni që së shpejti të bëni fëmijë apo thjesht vetëm dëshironi t’i krijoni surprizë së dashurës suaj me sasinë e farës së lëngut, i cili do të rrjedhë pas orgazmës, atëherë kjo këshillë është për ju.

Studimet më të reja të shkencëtarëve të Harvardit kanë konstatuar që karotenoidet nga perimet rrënjore dhe me ngjyrë të portokallta rrisin lëvizshmërinë e spermatozoideve, kështu që këta “notarë” të vegjël , kur është nevoja, me lehtësi e gjejnë cakun e tyre. Karotat janë të pasura me vitaminën A dhe me antioksidantë të shkëlqyeshëm që kanë rëndësi të posaçme për shëndetin e syve.

Edhe pse artikujt e tjerë me ngjyrë të portokalltë, siç janë pjepri, domatet apo kungujt, shtojnë cilësinë dhe sasinë e spermatozoideve, karotat kanë efektin më të mirë, sepse spermën e përmirësojnë për plot 6 deri në 8 për qind.Shkurt, ky hulumtim ka treguar që ushqimi ka rëndësi të madhe te pjelloria mashkullore, që lidhet me studimet e mëhershme sipas të cilave artikujt e pasur me sheqer dhe me yndyra të ngopura ndikojnë jo vetëm te sperma, por edhe te potenca, ndërkaq peshku dhe vaji i ullirit përmirësojnë cilësinë e lëngut të farës. /Telegrafi/