LAJMI I FUNDIT:

Josheni me striptiz!

Josheni me striptiz!

Të gjithë e dimë që shumica e meshkujve e duan striptizin. Nëse dëshironi ta “çmendni” që sonte, bëni striptiz vetëm për të. Nëse nuk dini se si ta bëni, lexoni disa këshilla tona të cilat do t’ju ndihmojnë.

Zgjidhni një kostum i cili do të jetë interesant dhe me të cilin do të mund të lozni shumë, i cili do t’ju mundësojë ta zbërtheni dhe ta zhvishni dalëngadalë. Më së miri do të ishte që ta zgjidhni një kostum të cilin nuk e keni veshur shpesh, sepse kështu do t’ia ta tregoni edhe anën tjetër të personalitetit tuaj.

Kur bëhet fjalë për muzikën, zgjidhni këngën e cila ka ritëm dhe e cila do të përputhet me paraqitjen tuaj.

Derisa jeni duke bërë striptiz, gjithë kohën shikojeni partnerin drejt në sy, por me shikim joshës, sepse në atë mënyrë do ta joshni edhe më shumë.


Lozni me flokët tuaj, prekeni me flokë, kaloni gishtat nëpër flokë. Çdo gjë që ju bie në mend bëni me flokët.

Vallëzoni, por vetëm në mënyrë sensuale. Dridhini kërdhokullat, përdridhuni, përdoreni fantazinë. Është me rëndësi që të bëheni sa më sensuale.

Kur të filloni t’i zhvishni rrobat nga vetja, bëjeni atë ngadalë dhe çdoherë me ndonjë lëvizje vini në pah zhveshjen e ndonjë pjese të rrobave.

Mos t’ju vijë turp nga striptizi. Përpiquni të kënaqeni në këtë rol dhe ndihuni mirë me vetveten. /Telegrafi/