LAJMI I FUNDIT:

Mëngjesi mund të jetë edhe zhgënjyes?

Mëngjesi mund të jetë edhe zhgënjyes?

Me lirinë seksuale ka ndryshuar gjithçka. Një natë seksi nuk është më një ngjarje e jashtëzakonshme. Shpesh, as që e njohim mirë partnerin tonë, që fillojmë ta zbulojmë me të vërtetë vetëm kur zgjohemi.

Kemi kaluar një natë pasioni, por ende nuk e dimë se cili është tjetri dhe mbi të gjitha cili do të jetë statusi i lidhjes që po lind.

Një aventurë thjesht kalimtare, apo fillimi i një historie të madhe dashurie. Në këtë situatë, pasiguria, fjalët që themi, veprimet që bëjmë na shtyjnë tek njëri apo tek tjetri drejtim. Në këto çaste, gjithçka e ka një kuptim, çdo vogëlsi i thotë diçka partnerit.

Realiteti megjithatë është i ndryshëm nga letërsia. Partneri që gjatë natës na është dukur si i rrethuar me një aureolë magjike, në mëngjes merr tipare konkrete, madje të rëndomta, që materializohen në sjellje banale.


Ne vetë nuk e dimë se çfarë duam. Dhe pastaj përfundojmë duke belbëzuar ndonjë frazë, ndërsa pimë me ngut kafenë. Pra nuk flasim si nëpër romanet e mëdha të dashurisë. Prej këtej na vjen zhgënjimi, nga krahasimi me një realitet që nuk u përgjigjet lirizmit dashurisë që na është dhënë si model. /Telegrafi/