Shumica e njerëzve kanë frikë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme të cilat i çojnë të sillen në mënyrë të dyfishtë andaj nuk janë të sigurt se çka do t’u ndodhë nëse vendosin që tërë jetën ta kalojnë vetëm me një femër.
Nëse i dini cilat janë problemet e vërteta të tyre, mund t’i qetësoni dhe t’ua hiqni frikësimet e tyre duke u treguar se brengat e tyre janë të paarsyeshme.
U frikësohet ndryshimeve
Është ky një moment kur meshkujt nuk mendojnë që femra do t’i pranojë ashtu siç janë dhe frikësohen se do të përpiqen t’i ndryshojnë. Për t’i bindur se nuk do të ndodhë ashtu, patjetër duhet t’ua bëni me dije që do t’i pranoni në tërësi edhe anët negative edhe ato pozitive të tyre.
Shokët e tij janë ende beqarë
Kjo duket si një nga ato arsyet e papranueshme, mirëpo është e vërtetë. Meshkujt kanë më pak tendenca të fillojnë një lidhje serioze, nëse miqtë e tij më të mirë janë ende beqarë. Ka mundësi që ai të ndihet i veçuar nga të tjerët në ato netët kur dalin meshkujt bashkë.
Mendon se është shumë i ri
Ai mund të mendojë se është shumë i ri për të filluar një lidhje serioze. Meshkujt zakonisht mendojnë që para se të fillojnë lidhjen serioze duhet të provojnë mjaft gjëra të tjera dhe të ‘shijojë’ jetën para se t’i përkushtohen një personi të vetëm.
Nuk është i gatshëm për martesë
Ndoshta ai frikësohet të mbetet me një person për tërë jetën, prandaj dëshiron që të ‘hulumtojë’ edhe mundësi të tjera.
E ka dikë tjetër
Ndoshta ai sapo është ndarë nga dikush tjetër, prandaj nuk është i gatshëm për një tjetër lidhje, apo thjesht kjo ‘dikush tjetër’ është motra e tij ose një mike e afërt, së cilës ju nuk i pëlqeni.
Është i përqendruar në karrierë
Nëse dikush dëshiron të arrijë sukses në punën që bën dhe ky për të është qëllimi kryesor i jetës dhe është i përqendruar vetëm në karrierë, martesa për një person të tillë nuk është opsioni më i mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMetoda ideale për zgjerimin e xhinseve nëse keni gabuar masën, truku ka bërë xhiron në TikTok
A zvogëlohet gjoksi gjatë dobësimit?
Ata besojnë se emocionet janë dobësi, shenjat e zodiakut që pothuajse kurrë nuk qajnë
E ke të vështirë të përqendrohesh? Pesë teknika që do të të ndihmojnë
A duhet të praktikohet seksi gjatë menstruacioneve?
Shenjat e zodiakut që shkojnë më mirë me introvertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand