LAJMI I FUNDIT:

Vërtet dashuria dhemb

Vërtet dashuria dhemb

Edhe po qe se asnjëherë nuk ju është thyer zemra, me siguri ju është e njohur ndjenja e frikës se a do t’ju kthehet dashuria. Shkencëtarët kanë ardhur deri te zbulimi që hormoni oksitocinë i bën kujtimet të dhembshme dhe shumë intensive.

Hulumtimin të cilin e ka bërë grupi i Universitetit Nortvestern dhe i ka publikuar në korrik të këtij viti, ka treguar se njëri ndër funksionet e këtij hormoni është që të forcojë edhe kujtimet, mirëpo nëse ato janë të dhembshme dhe shqetësuese, oksitocina i bën edhe më intensive.

Kështu, po ky hormon, i cili ju sjell kënaqësi në dashuri, ka funksionin edhe për t’i bërë kujtimet të pakëndshme edhe më të fuqishme.

E kemi kuptuar rolin e dyfishtë të oksitocinës në shkaktimin dhe në reduktimin e anksiozitetit, mirëpo në saje të këtij hormoni mund të perfeksionojmë trajtimin hormonal me të cilin ndjenjat pozitive do të zhvilloheshin duke eliminuar ato negative.


Shikuar nga këndi mjekësor, dashuria nuk rrjedh nga zemra, por nga truri. “Dashuria është ajo, që njeriun e bën njeri, aftësinë për të ndjerë dhe të mos ndjerë. /Telegrafi/