LAJMI I FUNDIT:

Çka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Çka u pengon femrave më së shumti te partneri bashkëshortor?

Për fat të keq, muaji i mjaltit nuk zgjat tërë jetën, ndërkaq pas disa muajve të parë do të keni rastin që të shikoni që jeta e përbashkët nuk është edhe aq përrallore dhe e shkëlqyeshme. Megjithatë, me pak angazhim dhe kompromis, jeta bashkëshortore do të bëhet e mrekullueshme.

Në vijim lexoni ato se ç’janë ato gjëra që më së shumti i pengojnë femrat:

Paraja, paraja, paraja. Rrallë ndodh kur mund të flasim normalisht për financat, e të mos ndodhin ofendime dhe grindje. Për fat të keq, paraja në raste të shumta ndikon në marrëdhëniet e bashkëshortëve.

“E di që tingëllon si klishe, mirëpo ai gjithandej i lë gjërat e veta. I pakujdesshëm është!”


“Kurrë nuk i dërgon fëmijët në aktivitete jashtëshkollore, as që kalon kohë të mjaftueshme me ta”.

“Në jetën time martesore janë të pranishëm tre persona: nëna e tij, ai dhe unë”.

“Nuk është mësuar të m’i “lexojë” mendimet. Thjesht çdo gjë që e bën, e bën ndryshe nga unë dhe kështu vazhdimisht më zhgënjen, ndërkaq këtë ai nuk e kupton”.

“Nuk do më shumë fëmijë, edhe pse unë dua ta lind edhe një”.

“Vonë e kam kuptuar, mirëpo mendoj që nuk pajtohemi seksualisht”.

“Nuk po kalojmë mjaft kohë me njëri-tjetrin. Midis punës, fëmijëve dhe punëve të shtëpisë, kam ndjenjën që nuk po mund ta shikoj në sy”.

“Nuk më ndihmon rreth punëve të përbashkëta"

“Jemi për së tepërmi bashkë. Kam nevojë për një dhomë izolimi”.

"Kurrë nuk më tregon se çka mendon. Është bërë sikur të jetë i huaj”.

"Gërhit sikur lokomotivë dhe asgjë nuk bën për ta eliminuar gërhitjen”.

“Është i preokupuar vetëm me sportin”.

“Nuk i respekton sukseset e mia në karrierë sikur të tijat”.

“Më shumë kohë kalon nëpër klube dhe kafene”.

“Mban lidhje në Facebook me ish të dashurën. Më falni, por unë nuk mund ta arsyetoj”.

“Nuk dalim më bashkë, nganjëherë ndihem sikur nënë vetushqyese”.

“Nuk bëjmë më seks si më parë, ndihem sikur të jemi bashkëbanues”.
/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?

A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?

A e dini se...
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?

Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?

Stil
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret

Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret

Stil
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë

Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë

Kujdesi për kafshët
Një stërvitje që zgjat vetëm shtatë minuta në shtëpi zëvendëson një orë në palestër

Një stërvitje që zgjat vetëm shtatë minuta në shtëpi zëvendëson një orë në palestër

Fitnes në shtëpi
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

A e dini se...
Kalo në kategori