Si ta dini se a është partneri juaj i ri “material” i vërtetë për lidhje dashurie apo, së paku, është gruar i zakonshëm, i cili shumë shpejt do t’ju braktisë?
Ka reputacion
Nëse miket tuaja ju kanë thënë se ai ka prirje t’i ndërrojë partneret, pastaj kurrë nuk i ka parë dikush të ketë qenë në ndonjë lidhje të gjatë, dëgjoni ato, sepse ekzistojnë gjasat e mëdha që të hyni në lidhje dashurie me një gruar.
Kërkon lidhje të shpejtë
Para se të keni rastin të njiheni me familjen dhe me miqtë e tij, ai fillon t’ju thotë që ju jeni pikërisht femra e jetës së tij, pastaj që tërë jetën ka pritur që t’ju takojë bash juve. Edhe pse ato gjëra janë të bukura dhe janë të këndshme t’i dëgjoni, pyetjen e parë që do t’ia bëni vetes është – si është e mundur që ai aq shpejt të konkludojë që jeni mu ajo që po e kërkon?
E tepron me romantikë
Nëse partneri i ri vazhdimisht dëshiron që të shkoni bashkë në vikend romantik apo herë pas herë ju befason me dhurata të shtrenjta, atëherë është më se e sigurt që me ato gjëra është i mësuar kaherë.
Ju shikon vetëm juve… dhe të gjitha femrat përreth vetes
Ky tip i mashkullit do t’ju flasë se sa jeni e bukur, pastaj mu ju jeni tipi që e ka dëshiruar kaherë ta ketë, në raste të shumta mendon edhe për atë që femra e cila pikërisht ka kaluar afër jush i përshtatet po atij përshkrimi që jua ka bërë pak më parë juve.
Duket tepër i mirë për të qenë i bindshëm
Disi tepër është i pispillosur, tepër joshës dhe thjeshtë tepër i përsosur. Nëse disa nga këto cilësi të cekura i vëreni te partneri juaj i ri, afrojani shansin, por mos u ngutni dhe do të shihni se a do të zgjasë lidhja juaj. Në të vërtetë, gruari i vërtetë vështirë mund të përballojë aq gjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAta besojnë se emocionet janë dobësi, shenjat e zodiakut që pothuajse kurrë nuk qajnë
A zvogëlohet gjoksi gjatë dobësimit?
Metoda ideale për zgjerimin e xhinseve nëse keni gabuar masën, truku ka bërë xhiron në TikTok
Njerëzit vetëm tani po e kuptojnë se si duhet larë xhinset, pasi metoda e njohur mund t’i dëmtojë ato
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
Katër rregulla të arta për të menaxhuar sa më mirë kursimet në çift sipas planifikuesve financiarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington