Shkencëtarët në tërë botën kanë konstatuar që marrëdhënia e rregullt seksuale është shumë e shëndetshme dhe kanë paraqitur shtatë arsye të cilat e konfirmojnë këtë.
1. Do të dukeni më të rinj
Janë studiuar 3.500 njerëz të moshës nga 18 deri në 102 vjeç në Spitalin Mbretëror në Edinburg të Skocisë dhe është konstatuar që seksi ul stresin, njerëzit janë më të kënaqur dhe bëjnë gjumë të mirë.
2. Ndihmon organizmin të luftojë kundër sëmundjeve
Marrëdhënia e rregullt seksuale një deri në dy herë në javë, shton imunoglobulinën A për 30%, e cila forcon imunitetin e organizmit. Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar që jeta e rregullt seksuale zvogëlon rrezikun e sëmundjes nga kanceri, sëmundjes së zemrës dhe pikës në tru. Ndikon shkëlqyeshëm ndaj ftohjes dhe simptomave të gripit.
3. Më shpejt djeg kaloritë
Konsiderohet që gjatë marrëdhënies seksuale për 20 minuta digjen 96 kalori te personat të cilët kanë peshë trupore rreth 70 kilogramë.
4. Zvogëlon dhembjen
Studimet shkencore kanë treguar që stimulimi i vagjinës shton tolerancën ndaj dhembjes, ndërkaq stimulimi i klitorisit ka efekt analgezik. Stimulimi i këtillë zvogëlon ngërçin menstrual, dhembjet artritit, migrenën dhe llojet e tjera të dhembjeve.
5. Lehtëson frymëmarrjen
Konsiderohet që seksi ka efekt antihistamik dhe ndihmon në eliminimin e alergjive dhe të simptomave të astmës bronkiale.
6. Zgjat jetën, në qoftë se është mjaft i shpeshtë
Shkencëtarët nga Uellsi kanë studiuar shkallën e vdekshmërisë në raport me marrëdhëniet e shpeshta seksuale. Kanë gjetur që rreziku i vdekjes është më i vogël për 50% te personat, të cilët kanë marrëdhënie seksuale dy apo më shumë herë në javë, në krahasim me meshkujt të cilët kanë më pak se një herë në muaj. Janë marrë parasysh mosha e personave të anketuar, statusi social dhe a pinë duhan, ndërkaq konstatimi ka qenë që seksi i shpeshtë ndikon pozitivisht në gjatësinë e jetës.
7. Emocionalisht jeni më të kënaqur dhe ndiheni më mirë
Një studim amerikan ka hulumtuar 1.800 njerëz dhe ka konstatuar që pas orgazmës vjen deri te rritja e oksitocinës dhe endomorfinës, substanca të cilat kanë veprim sedativ, me çka tregon përse lehtë bihet në gjumë të thellë pas marrëdhënies së suksesshme seksuale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Një stërvitje që zgjat vetëm shtatë minuta në shtëpi zëvendëson një orë në palestër
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Nëse mbathni këto atlete vrapimi, ka më shumë gjasa të lëndoheni
A mund të jenë të dëmshme lulet?
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë