int(1) Përse atij i janë shuar dëshirat seksuale - Telegrafi - Telegrafi Përse atij i janë shuar dëshirat seksuale - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Përse atij i janë shuar dëshirat seksuale

Përse atij i janë shuar dëshirat seksuale

Nëse jeni të shqetësuara për mungesën e vëmendjes seksuale të bashkëshortit tuaj, është mirë të gjeni arsyen e duhur përse kjo po ndodh.

Arsyet e sjelljes së tij mund të jenë të shumta. Fakti që po ju refuzon nuk lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e dashurisë. Ja cilat janë shkaqet kryesore që shuajnë dëshirën mashkullore që nga dëshira për qetësi deri tek imagjinata e shfrenuar.

Ai po kërkon qetësi pas një dite të gjatë
Nëse ai po futet çdo natë në strofullin e tij, kjo mund të shkaktojë shkëputje të komunikimit. Gjeni diçka që pavarësisht lodhjes së përditshme, do t’ju qetësojë të dyve, si për shembull të pini nga një gotë verë, leximi i përbashkët apo edhe shikimi i një filmi.

Ai e ka mendjen tek fëmijët
Një tjetër vrasës i marrëdhënieve të mira seksuale me bashkëshortin është vënia e fëmijëve në qendër të vëmendjes familjare. Për të qenë sa më të qetë pastrojeni dhomën tuaj prej lojërave, fotove të fëmijëve, madje edhe prej rrobave të tyre.


Ai dëshiron të ndjekë ndeshjen apo të luajë lojëra
Mos e sforconi bashkëshortin tuaj t’ju kushtojë vëmendje kur është duke luajtur ose duke parë televizor. Në vend të kësaj, ju mund të uleni pranë tij dhe ta ndiqni të dy programin televiziv.

Është java e ndaluar e muajit
Përgjithësisht meshkujt mendojnë se femrat duhen lënë të qeta gjatë periodave, pasi atyre nuk u pëlqen dhe aq shumë seksi i çrregullt. Por nëse kjo periudhë e veçantë e muajit iu rrit nivelin e hormoneve, bëjani atij të ditur dhe shfrytëzojeni si një përvojë të bukur.

Ai dëshiron që seksi të vijë më spontanisht
Kënaqësia më e madhe vjen në momentet e rastësishme dhe spontane. Edhe nëse e keni parashikuar më parë se çfarë do të ndodhë në mbrëmje, gjeni mënyrën e duhur për t’ia thënë, mbase duke u veshur pak më ndryshe apo duke gatuar ushqimin e tij të preferuar. Krijoni, poashtu mjedisin e përshtatshëm për romantizëm.

Ai po sheh shumë pornografi
Nëse uria e tij për materiale të caktuara interneti është rritur, atëherë domosdoshmërisht do t’i ulet edhe dëshira seksuale me ju në shtëpi. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë problem është sinqeriteti dhe këshillat psikoterapeutike.

Është i shqetësuar për punën
Është një ide e mirë të bini dakord që gjatë kohës kur jeni bashkë, të fikni telefonat dhe të ndaloni së kontrolluari email-et e punës. Megjithatë jini tolerante kur vjen puna për telefonata urgjente. Ndonjëherë problemet e punës ulin vetëbesimin te meshkujt dhe rrisin shqetësimet rreth karrierës apo gjendjes tuaj ekonomike.

Ai do të flejë
Dëshira e tij për gjumë nuk lidhet me mosvlerësimin ndaj jush, por vetë organizmi i tij ka nevojë për çlodhje.

Ai nuk është i sigurt për dashurinë tuaj
Pas pamjes së fortë mashkullore, është gjithnjë një qenie e lëkundur, që nuk e di me siguri a dashurohet prej bashkëshortes së tij. Bëjani të ditur këtë në çdo moment dhe sipas çdo situate. Kjo do të rriste shumë cilësinë e jetës suaj seksuale. /Telegrafi/