int(1) Fiksimi pas celularit mund të jetë ngjitës - Telegrafi - Telegrafi Fiksimi pas celularit mund të jetë ngjitës - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Fiksimi pas celularit mund të jetë ngjitës

Fiksimi pas celularit mund të jetë ngjitës

Hulumtuesit tashmë kanë gjetur se ne kemi dy herë më shumë gjasa për të kontrolluar celularët tanë, mesazhet, email apo edhe një sy të shpejtë rrjeteve sociale, nëse të njëjtën gjë bën një shoqëruesi ynë.

Ata thonë se përdorimi i telefonit tuaj, është ngjitës dhe kanë gjetur tani pse ne shpesh ndiejmë një thirrje të fortë për të parë në celularin tonë. Studimi i universitetit Michigane gjithashtu gjeti se femrat kishin më shumë të ngjarë të përdorin celularin e tyre se meshkujt, sepse celulari ishte më shumë i integruar në jetën e përditshme të tyre.

Në këtë studim, hulumtuesit kanë vrojtuar grupe të rinjsh, që kanë dokumentuar përdorimin e telefonit çdo 10 sekonda. Në përgjithësi, studentët merreshin me telefonat e tyre 24% të kohës që kalonin me një mik dhe 39.5% të rasteve përdornin telefonat e tyre, kur personi me të cilin ishin ulur bënte të njëjtë gjë në një interval kohor prej 10 sekondash.

Kërkuesi Daniel Kruger beson se kjo mund t’i atribuohet përfshirjes sociale. Nëse personi me të cilin jeni ulur po kontrollon Facebook-un, Twitter-in, etj., ose iu dërgon mesazhe të tjerëve, atëherë ka shumë gjasa që edhe ju të bëni të njëjtën gjë, në mënyrë që të shmangni ndjenjat sikur jeni të lënë mënjanë.


Rezultatet mund të ndryshojnë pak te të rriturit, që nuk i përdorin telefonat e tyre shpesh. /Telegrafi/