LAJMI I FUNDIT:

Paratë mund ta ‘blejnë’ lumturinë

Paratë mund ta ‘blejnë’ lumturinë

Paratë janë vërtet të rëndësishme dhe vërtet mund ta blejnë lumturinë. Ekonomistët kanë zbuluar se sa më i pasur të jetë një njeri, aq më i kënaqur është me jetën e tij.

Sipas një studimi të ri të ekonomistëve, paraja është e lidhur me kënaqësitë e jetës së personit.

Njerëzit janë pyetur në studim për të vlerësuar nivelet e lumturisë dhe regjistruan të ardhurat e tyre. Ekonomistët Betsey Stevenson dhe Justin Wolfers nga Universiteti Michigan duke krahasuar lumturinë e njerëzve përkundrejt të ardhurave, vlerësojnë se sa më shumë që njerëzit fitojnë, kënaqësia e tyre e përgjithshme e jetës është më e lartë. Poashtu, nuk ka prova “për një pikë ngopje” në lidhjen midis parasë dhe lumturisë.

Një studim tjetër i kryer nga shkencëtarë nga University College në Londër tregon se të rinjtë të cilët raportojnë një nivel më të lartë të lumturisë dhe kënaqësisë me jetën e tyre fitojnë nivelet më të larta të të ardhurave më vonë në jetë.
/Telegrafi/