Në lidhje duhet kultivuar dashurinë dhe mbështetjen, duke i ofruar partnerit atë që pritni t'jua ofrojë ai juve.
Keni ardhur në shtëpi pas një dite të ngarkuar dhe, dhe nëse nuk doni, jeni shfryrë te partneri. Kjo ndodh shpesh, thonë ekspertët, sepse te më të afërmit e kemi më së lehti që ta shfryj më tërë zemërimin që na mblidhet gjatë ditës.
Por, është po ashtu e natyrshme që partneri të mos e kuptojë një sjellje të tillë, të paktën jo nëse është tepër e shpeshtë. Nëse kjo ju bën vaki edhe juve, atëherë gjithsesi tregoni partnerit se ai/ajo nuk është shkaktar/e e frustrimit tuaj dhe pranoni se keni pasur një ditë të vështirë.
Sapo ta bëni këtë, do të ndiheni më mirë, e zemërimi i partnerit do të shndërrohet në mirëkuptim ndaj jush. Herën tjetër, kur doni që të shfryheni përsëri, ndaluni dhe mendoni pak, merrni frymë thellë dhe i thoni partnerit se keni pasur ditë të keqe, duke e lutur paraprakisht që të mos ua shohë për të madhe nëse flisni me zë të lartë.
Mos lejoni që egoja të ndikojë në raportin tuaj!
Shpesh lidhja e dashurisë është vështirë të shihet në "pamjen e vërtetë", sepse emocionet mund ta mjegullojnë perceptimin. Por, ndjenjat mund të hetohen dhe të punohet rreth tyre, duke mos lejuar egon personale që ta pengojnë lumturinë tuaj si çift. Në lidhje duhet të punoni për qëllimet e përbashkëta. Në të kundërtën, secili prej jush bën një jetë të veçantë, e cila në fund i bëhet më se e mjaftueshme (merr fund lidhja).
Harroni standardet e dyfishta!
Lidhja duhet të jetë një strehë, ku partnerët mund të relaksohen dhe të harrojnë frikët. Më së shumti ka rëndësi që ta dini se nuk duhet të jeni të përkryer, duhet t’ia falni vetes kur keni ditë të keqe në punë dhe zemërimin ta zëvendësoni me mirëkuptim. Mos ia shihni vetes për të madhe nëse nuk arrini që t’i kryeni të gjitha obligimet. Po ashtu as partnerit mos ia shihni për të madhe nëse ka pasur ditë të keqe, apo nëse nuk është aq në formë.
Dashuria duhet kultivuar
Dashuria nuk është një gjë e gatshme, konstante, por ajo do punë. Ajo ushqehet me mirëkuptim, sinqeritet dhe falje të njëri-tjetrit. Mos lejoni që gjërat e parëndësishme t’jua shkatërrojnë lidhjen. Ju jeni ata që vendosni se në cilin drejtim do të shkojë lidhja juaj, e jo prindërit, apo të afërmit e tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAta besojnë se emocionet janë dobësi, shenjat e zodiakut që pothuajse kurrë nuk qajnë
E ke të vështirë të përqendrohesh? Pesë teknika që do të të ndihmojnë
Njerëzit vetëm tani po e kuptojnë se si duhet larë xhinset, pasi metoda e njohur mund t’i dëmtojë ato
Dëshironi të jeni më të lumtur? Këta janë dokumentarët që duhet të shikoni
A zvogëlohet gjoksi gjatë dobësimit?
Shenjat e zodiakut që shkojnë më mirë me introvertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington