Sikur edhe çdo gjë tjetër në jetë, lidhja e suksesshme kërkon kompromise, diplomaci, shumë mençuri dhe mund.
Mos u mundoni ta ndryshoni njëri-tjetrin
Pranojeni njëri-tjetrin me të gjitha të metat dhe virtytet. Mësohuni që ta vlerësoni dhe theksoni atë që është më e mira në lidhjen tuaj, duke injoruar atë që ju irriton.
Bëhuni mik për njëri-tjetrin
Tregoni mirëkuptim, dëgjoni me vëmendje atë çka ju thotë partneri, mos reagoni ende para se ai ta përfundojë mendimin e vet. Vetëm atëherë mundohuni që të gjeni zgjidhje të përbashkët për këto probleme.
Krenohuni me partnerin tuaj
Duhet të keni respekt për atë që bën, punon, partneri juaj. Në të kundërtën, ai do të mund të pushojë që t’ju konsiderojë nafakën e jetës së vet, për të filluar që ta kërkojë atë gjetiu.
Sjellja e mirë është themeli i çdo lidhjeje të suksesshme
Nëse jeni simpatikë dhe i/e sjellshëm me miqtë, jini të tillë edhe në martesë. Fjala e mirë hap zemrën e çdo femre, por as meshkujt nuk bëjnë përjashtim.
Kujdes nga “miqësia”
Është normale që të kesh marrëdhënie miqësore me partnerin bashkëshortor, por lidhja intime është më shumë se kaq. Kini kujdes që lidhja juaj e dashurisë të mos përfundojë në një lidhje të miqësisë.
Kujdes nga xhelozia e tepërt
Para se të bini viktimë e xhelozisë patologjike, mendoni mirë se a ekziston ndonjë arsye objektive apo vetëm jeni duke keqinterpretuar faktet. Pak xhelozi, megjithatë është e mirëseardhur.
Heshtja nuk zgjidh asgjë
Mos mbani inat, mos u mbyllni në vetvete, duke pritur që partneri t’ju pyet se ku qëndron problemi. Më mirë është që të bërtisni, nëse ndieni nevojën për një gjë të tillë. Heshtja përpos që ndikon keq në shëndet, ajo mund të rezultojë edhe me ndarje nga partneri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMetoda ideale për zgjerimin e xhinseve nëse keni gabuar masën, truku ka bërë xhiron në TikTok
A zvogëlohet gjoksi gjatë dobësimit?
Ata besojnë se emocionet janë dobësi, shenjat e zodiakut që pothuajse kurrë nuk qajnë
E ke të vështirë të përqendrohesh? Pesë teknika që do të të ndihmojnë
A duhet të praktikohet seksi gjatë menstruacioneve?
Shenjat e zodiakut që shkojnë më mirë me introvertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand