Largimi emocional, grindjet e vazhdueshme, hedhja e fajit, narcizmi dhe vartësia – janë armiqtë më të mëdhenj të martesës.
Në të gjitha martesat ka probleme, por me rëndësi është që të dallohen problemet e mëdha, nga ato të voglat – thotë psikoterapeutja dhe autorja e shumë librave rreth shkurorëzimeve, Mickie Waid.
Fatkeqësisht ky fenomen në ditët tona vihet re të ketë një rritje mjaft të shpejtë.
Ja katër shkaqet më të shpeshta të tyre:
1. Largimi
Nëse njëri partner ndjen se pala tjetër është e papjekur, e papërgjegjshme, apo egoiste, atëherë vjen deri te prishja e dinamikës së martesës, shkatërrohet intimiteti, kurse edhe joshja seksuale vjen duke u zbehur. Kjo shkakton largimin e njërit prej partnerëve, gjë që pasohet me grindje dhe injorim. Me rëndësi është që të gjendet zgjidhja dhe të arrihet një kompromis para se marrëdhëniet të prishen aq shumë, sa që të bëhen të papërmirësueshme.
2. Grindjet dhe hedhja e fajit
Nëse problemet martesore nuk zgjidhen me një kompromis që iu përshtatet të dy partnerëve, atëherë situata vetëm sa do të përkeqësohet edhe më shumë. Për këtë shkak, ideja e anashkalimit apo lënies pas dore të problemeve, është e keqe, thotë Waid. Njëri ndër problemet më të mëdha në martesë është kur nuk mund ta kuptojmë apo nuk mundohemi ta kuptojmë qëndrimin e palës tjetër.
3. Narcizmi
Të gjithë njerëzit, pak a shumë janë narcisë. Por, problemet paraqiten nëse njëri, apo të dy partnerët, fillojnë të mendojnë se janë më të mençur, më të aftë, apo më të mirë se pala tjetër. Kjo çon deri te keqtrajtimi fizik apo psikik.
4. Vartësia
Për personin e varur, pa marrë parasysh se ai nuk dëshiron ta pranojë, vartësia e tij është burimi i kënaqësisë më të madhe, prandaj atë e vë mbi partnerin dhe familjen. Pa marrë parasysh a kemi të bëjmë me vartësi nga alkooli, drogat, kumari apo lojërat në kompjuter, pasojat janë të njëjta dhe shpesh çojnë deri te shkurorëzimi. Hapi i parë për zgjidhjen e këtyre problemeve, është pranimi se ato ekzistojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë stërvitje që zgjat vetëm shtatë minuta në shtëpi zëvendëson një orë në palestër
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
Nëse mbathni këto atlete vrapimi, ka më shumë gjasa të lëndoheni
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë