LAJMI I FUNDIT:

Pse një ndarje mund të ndikojë pozitivisht?

Pse një ndarje mund të ndikojë pozitivisht?

Ndarja mund të ndikojë pozitivisht sepse lidhja juaj do të jetë më reale në rast ribashkimi, do të mësoni vlerën e partnerit tuaj dhe do të jeni më i/e përkushtuar.

Lidhja juaj do të jetë më reale
Ju gjatë kohës sa keni qenë në lidhje jeni munduar t’ia shfaqni njëri-tjetrit vetëm anën më të mirë tuajën. Kështu që pas ndarjes, nëse vendosni të ribashkoheni, do të thotë se e keni parë edhe anën më negative te njëri-tjetri.

Lidhja juaj do të ketë një drejtim të qartë
Nganjëherë një ndarje mund të rezultojë me një shkundje të shëndetshme, që do ta dërgonte lidhjen tuaj në një nivel tjetër. Kthimi bashkë do të thotë se jeni duke menduar të njëjtën gjë për vazhdimin e lidhjes suaj.


Do ta vlerësoni më shumë njëri-tjetrin
Pas përjetimit të ndarjes, ju do të mësoni vlerën e partnerit tuaj do filloni ta shihni bashkimin tuaj në një mënyrë tjetër dhe do ta vlerësoni më shumë kohën që kaloni bashkë.

Do të jeni më i/e përkushtuar
Ndoshta nuk keni qenë të gatshëm për një lidhje kur keni filluar të takoheni, prandaj nuk e keni ditur se si funksionon gjithçka. Megjithatë, ndarja do të ndikojë që të vlerësoni rëndësinë e njëri-tjetrit dhe do t’ua qartësojë mendjen sa i përket dëshirës për t’u lidhur prapë. /Telegrafi/