Nuk ka rregulla sipas të cilave do ta dini se çka ju përshtatet më mirë; vendimtare janë motivi dhe ndjenjat.
Në vazhdim lexoni për dallimet në mes përfaqësueseve të reja dhe të vjetra të gjinisë së bukur dhe për atë nëse ato dallime mund t’i shohim si përparësi apo të meta.
Trupi
Femrat më të vjetra e dinë që duhet të merren me trupin e tyre për të qenë në formë të mirë; me ushqim të shëndetshëm, ushtrime, kozmetike, ndërsa ndonjëherë edhe me kirurgji estetike. Prandaj mos u befasoni nëse femra më e vjetër ka trup më të mirë se sa ndonjë kolege juaj më e re. Femrat më të reja ndoshta mbështeten për së tepërmi në rininë e tyre dhe ndonjëherë harrojnë të kujdesen për trupin e vet, çka i çon deri te pesha e tepërt dhe shthurja,
Seksi
Femrat e reja në shtrat kanë më pak përvojë, ndërsa disa me siguri i tërheq roli j mësuesit. Pas një kohe ky rol mund t’ju shkojë në nerva sepse edhe ju në një moment do të donit t’u lëshoheni të gjithë kënaqësive të seks it. Femrat e reja kanë energji dhe janë të gatshme për seks gjatë tërë natës. Nga ana tjetër nëse përcaktoheni për një femër më të vjetër, duhet të jeni të përgatitur për atë që ajo din se çka do, sa do dhe kur do dhe që bashkë me të do të mund t’u lëshoheni pasioneve pa kufizime.
Përvojat nga lidhjet e kaluara
Femrat më të vjetra me siguri në jetën e tyre kanë pasur përvoja në lidhje; pozitive dhe negative. Fakti që ka hyrë me ju në aventurë dhe lidhje të mundshme mund të nënkuptojë që i ka hyrë kësaj sepse përvoja e saj e fundit ka qenë negative dhe dëshiron të përjetojë diçka me një më të ri. Me siguri gabimet që i ka bërë paraardhësi juaj duhet t’i përmirësoni ju. Femrat më të vjetra me siguri nuk do fillojnë aventurë me cilindo dhe çfarëdo mashkulli derisa femrat e reja më lehtë lëshohen në aventura dhe nuk janë të ngarkuara se çka do të ndodhë në të ardhmen në masë të tillë sa të më të vjetrat.
Fushat e interesit
Lidhja ose aventura me femrën më të re mund të jetë shumë entuziaste. Mund të mësoni shumë gjera të reja për kulturën popullore. Nëse i preferoni bisedat e thella, me shumë kuptim dhe këshillat e zgjuara më shumë do të shijoni shoqërinë e femrës më të vjetër dhe më të pjekur.
Sigurisht që nuk ka rregulla sipas së cilave do të dini vetëm përmes arsyes së shëndoshë se çka ju konvenon apo përshtatet. Në fund megjithatë vendosin edhe ndjenjat tuaja. Dhe po, mos e lodhni shumë mendjen se çka mendojnë të tjerët.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit