LAJMI I FUNDIT:

Ja si mund të funksionojë një lidhje në distancë

Ja si mund të funksionojë një lidhje në distancë

Kur personat që duhen jetojnë përkohësisht larg njëri-tjetrit, nevojitet një mund më i madh që të ruhet lidhja.

Ne një lidhje të këtillë, që zakonisht quhen lidhje në distancë, personi që e doni do t’ju mungojë pjesën më të madhe të kohës, gjë që ka anën e vet pozitive në atë se, kur takoheni, dashuria juaj është shumë intensive, por ka shumë anë të tjera negative; ku më kryesorja ndër to është fakti se nuk mund të shiheni shpesh, sikur çiftet tjera “normale”.

Nëse ka anë të tjera pozitive ato mund të kenë të bëjnë edhe me faktin se, duke jetuar larg, nuk do të vëreni, apo do të vëreni shumë më pak anët negative të personit të dashur. Falë teknologjisë së sotme, sikur p.sh. me SMS, “Skype”, “G-talk”, apo
“Facebook”, komunikimi është më i lehtë, por prapëseprapë mendojnë se disa këshilla megjithatë janë me vend.

1. Mos u kufizoni vetëm në biseda telefonike, mesazhe, apo e-maila. Komponenti vizual po ashtu ka rëndësi të madhe. Aty është “Skype”, i cili ofron mundësinë që ta shihni njëri-tjetrin pa problem.


2. Meqë jeni me kilometra larg njëri-tjetrit, çdo mëngjes dërgoni midis vete porosi të tilla, si: “Mirëmëngjesi! Zgjohu, bukuroshe e fjetur!”, apo “Sapo u zgjova dhe mendja menjëherë më shkoi te ti”! A mund të ketë fillim më të mirë të ditës?

3. Kur të bashkoheni, mos u ndjeni nën presion që ta planifikoni kohën e lirë së bashku deri te detajet më të imëta. Kuptojmë se doni që të rrini sa më shumë bashkë, por mos u ngarkoni me plane të shumta. Lëni vend edhe për pak spontanitet.

4. Pasi që ta shikoni emisionin/serinë tuaj të preferuar, komentojeni atë edhe kur jeni larg njëri-tjetrit. Ndoshta nuk besoni, por një gjë e tillë mund t’ju bëjë që të ndiheni më afër sesa që jeni në të vërtetë.

5. Mundohuni që të keni një vetëbesim sa më të madh, duke mos iu dorëzuar dëshirës për ta kontrolluar personin e dashur në çdo hap, duke mos dyshuar në çdo shok/shoqe të re që ia shihni atij/asaj në “Facebook”.

Nëse bëhet fjalë për një lidhje të vërtetë të dashurisë, atëherë mendojmë se ia vlen i tërë mundi që ajo të ruhet edhe derisa jeni larg njëri-tjetrit. Prandaj, mos t’ju dhimbset mundi, sepse ai do t’ju shpaguhet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Njerëzit vetëm tani po e kuptojnë se si duhet larë xhinset, pasi metoda e njohur mund t’i dëmtojë ato

Njerëzit vetëm tani po e kuptojnë se si duhet larë xhinset, pasi metoda e njohur mund t’i dëmtojë ato

A e dini se...
Dëshironi të jeni më të lumtur? Këta janë dokumentarët që duhet të shikoni

Dëshironi të jeni më të lumtur? Këta janë dokumentarët që duhet të shikoni

Lifestyle
Këshilla nga kopshtarët me përvojë: Rikuperoni trëndafilat pas reshjeve

Këshilla nga kopshtarët me përvojë: Rikuperoni trëndafilat pas reshjeve

Lule
15 minuta në ditë për vitalitet: Ja pse ushtrimi i pesë tibetianëve është i popullarizuar në mbarë botën

15 minuta në ditë për vitalitet: Ja pse ushtrimi i pesë tibetianëve është i popullarizuar në mbarë botën

Joga
Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Shenjat e zodiakut që shkojnë më mirë me introvertët

Shenjat e zodiakut që shkojnë më mirë me introvertët

Astrologji
Kalo në kategori