LAJMI I FUNDIT:

Nxehje e lehtë

Nxehje e lehtë

Kur i keni menstruacionet, niveli i hormoneve është i ulët, por kjo nuk do të thotë se epshi juaj është zero. Derisa disa femra e shmangin seksin gjatë menstruacioneve, të tjerat janë të gatshme për aksion.

Rënia e nivelit të hormoneve, që ndodh në fillim të menstruacioneve, sjell mungesën e ankesave paramenstruale, ndaj disa femra ndihen të qeta dhe të baraspeshuara, ashtu që janë të disponuara për seks.

Një arsye më shumë për forcimin e dëshirës për seks është lagia juaj. Megjithatë, gjatë ditëve 6-11 ndoshta nuk do të ndiheni të nxehta për seks, sepse hormonet tuaja janë të orientuara në trashjen e indeve, nga të cilat është e mbështjellë mitra nga brenda (trupi përgatitet për të mbetur shtatzënë).

Këshillë për pasion: Nëse dëshironi të keni marrëdhënie seksuale, por keni mungesë energjie seksuale, ngacmojeni veten duke ëndërruar. Ndani disa minuta për fantazi në krevat para se të flini, ose gjatë kohës së dushit të mëngjesit fantazoni se si bëni dashuri me partnerin tuaj. /Telegrafi/