LAJMI I FUNDIT:

Merre situatën në dorë

Merre situatën në dorë

Një studim në “The journal of sex”, del në përfundimin se një femër e cila merr iniciativat e para, bën më shumë seks dhe e ka të lehtë orgazmën.

Femrat arrijnë orgazmën më shpejt me masturbim sesa me penetrim. Kjo është një e vërtetë e vërtetuar shkencërisht. Ndaj, më e mira që mund të bëni përveçse të prekni veten, është ta mësoni atë t’ju prekë aty ku ju pëlqen më shumë (dhe për këtë nuk ka turp).

Nëse e doni mashkullin tuaj gjithçka është më e thjeshtë. Dashuria është një ndihmuese e madhe në sasinë e orgazmave tuaja. Sa më e përfshirë të ndiheni në lidhjen tuaj, aq më të mëdha janë mundësitë e orgazmave të shpeshta.

Kjo funksionon edhe për mashkullin. Shpesh dhe atyre u ndodh që ta ndjejnë më shumë çastin kulmor në një marrëdhënie, nëse janë vërtetë të dashuruar me ju. /Telegrafi/