LAJMI I FUNDIT:

Kriza ekonomike ndikon në numrin e fëmijëve

Kriza ekonomike ndikon në numrin e fëmijëve

Kriza e rëndë ekonomike ndikon edhe në vendimin e femrave që ta shtyjnë për më vonë krijimin e familjes dhe të kenë më pak fëmijë sesa kishin planifikuar.

Rreth 60 për qind femra të anketuara në SHBA kanë deklaruar se kanë frikë se nuk do të kenë para të mjaftueshme për rritjen e fëmijëve të tyre, ndërsa 72 për qind e tyre kanë thënë se për shkak të arsyeve ekonomike e kanë lënë për më vonë krijimin e familjes.

Shumica e femrave janë përgjigjur se kanë planifikuar të kenë dy fëmijë, ndërsa fëmijën e tretë do ta lindnin vetëm nëse mund t’i përballojnë shpenzimet shtesë. Ndërsa tani planet e tyre janë prishur për shkak të pasigurisë ekonomike.

Sipas ekspertëve amerikanë, një familje në SHBA ka nevojë për së paku 226.920 dollarë për rritjen e një fëmije deri në moshën 18-vjeçare (këtu nuk janë përfshirë shpenzimet e studimeve). /Telegrafi/