LAJMI I FUNDIT:

Mbipesha dhe humbja e saj varen nga sasia e kalorive

Mbipesha dhe humbja e saj varen nga sasia e kalorive

Studimi më i ri rrëzon idenë se mbipesha dhe humbja e saj varen nga sasia e kalorive.

Marrë parasysh se njëra ndër sfidat kryesore është ruajtja e peshës pas përfundimit të dietës, shkencëtarët kanë radhitur efikasitetin me tri plane të ndryshme. Njëri nga regjimet e ushqimit ishte mbështetur në dietën me sasi të pakët të yndyrave me shumë karbohidrate të rafinuara. Plani i dytë ishte në nivelin e karbohidrateve, por me shumë karbohidrate me konsum të ulët glikemik, si perimet dhe drithërat. Me fjalë tjera, dietë mesdhetare. Plani i tretë i ushqimit përmbante pak karbohidrate, më shumë yndyrë dhe proteina, këtu bëhej fjalë për dietën e “Atkinsonit”.

Që të tri planet kishin numër të njëjtë të kalorive dhe gjatë studimit askush nga vullnetarët as nuk kishin humbur as nuk kishin shtuar në peshë. Mirëpo, personat do të shkrinin mesatarisht 300 kalori çdo ditë më pak kur në regjimin ushqimit kishte më pak karbohidrate, ndërsa sipas ekspertëve personat që ishin në dietën me pak yndyrë më të vështirë e kishin ta ruanin peshën sesa ata me pak karbohidrate.

Për fat të keq, kur bëhet fjalë për dietën me konsum të pakët të karbohidrateve autorët e studimit kishin vërejtur disa efekte negative. Derisa ishin në dietë me pak korbohidrate shtohej niveli i stresit që ndikon në shtimin e peshës. Personat që ishin në dietë me sasi mesatare të karbohidrateve kishin kaluar më së miri. /Telegrafi/


Në trend Stil

Më shumë
Dëshironi të jeni më të lumtur? Këta janë dokumentarët që duhet të shikoni

Dëshironi të jeni më të lumtur? Këta janë dokumentarët që duhet të shikoni

Lifestyle
Njerëzit vetëm tani po e kuptojnë se si duhet larë xhinset, pasi metoda e njohur mund t’i dëmtojë ato

Njerëzit vetëm tani po e kuptojnë se si duhet larë xhinset, pasi metoda e njohur mund t’i dëmtojë ato

A e dini se...
Këshilla nga kopshtarët me përvojë: Rikuperoni trëndafilat pas reshjeve

Këshilla nga kopshtarët me përvojë: Rikuperoni trëndafilat pas reshjeve

Lule
Thënie të mençura nga Gabriel Garcia Marquez, të cilat ju mbushin plot shpresë

Thënie të mençura nga Gabriel Garcia Marquez, të cilat ju mbushin plot shpresë

Një ndërtesë magjepsëse kulture, frymëzuar nga krahët e zogjve shtegtarë, projektuar nga arkitektët Zaha Hadid

Një ndërtesë magjepsëse kulture, frymëzuar nga krahët e zogjve shtegtarë, projektuar nga arkitektët Zaha Hadid

15 minuta në ditë për vitalitet: Ja pse ushtrimi i pesë tibetianëve është i popullarizuar në mbarë botën

15 minuta në ditë për vitalitet: Ja pse ushtrimi i pesë tibetianëve është i popullarizuar në mbarë botën

Joga
Kalo në kategori