LAJMI I FUNDIT:

Danezët më të lumturit, Kosova e treta në rajon

Danezët më të lumturit, Kosova e treta në rajon

Sipas një raporti të kombeve të bashkuara rreth vendeve më të lumtura në botë, Danimarka është renditur në vendin e parë.

Pas Danimarkës, ndër vendet ku jetojnë njerëzit më të lumtur janë Finlanda, Norvegjia, Holanda dhe Kanadaja, që mbyllin top pesëshin.

Dhjetë vendet e para:
1. Danimarka
2. Finlanda
3. Norvegjia
4. Holanda
5. Kanadaja
6. Zvicra
7. Suedia
8. Zelanda e Re
9. Australia
10. Irlanda

SHBA-të pozicionohen në vendin e 11-të, ndërsa Gjermania në vendin e 30-të. Për çudi, grekët janë renditur në vendin e 42-të.


Nga vendet e rajonit, më lartë renditet Sllovenia (në vendin e 49-të) e pasuar nga Kroacia (58) dhe më pas vjen Kosova, e cila është renditur në vendin e 68-të sa i përket lumturisë së njerëzve.

Në vend të 86-të gjendet Mali Zi, Shqipërisë i takon pozita e 88, dhe pas saj vijnë Bosnje e Hercegovina (99) dhe Serbia (118).

E fundit në listë është Togo, ndërsa Bullgaria përfshihet në dhjetë vendet e fundit. /Telegrafi/