LAJMI I FUNDIT:

Çfarë nuk duhet t’i thoni një femre

Çfarë nuk duhet t’i thoni një femre

Padyshim që ju ka ndodhur duke biseduar me një femër, gjithçka po shkon për mrekulli, por në një moment thoni diçka që juve ju duket e padëmshme, por harmonia e bisedës zhduket.

Ka shumë gjëra të cilat meshkujt nuk duhet t’ua thonë femrave të tyre, fraza, komente, të cilat duken të padëmshme, mirëpo në fakt janë!

Më poshtë ju sjellim disa nga fjalët që nuk duhet t’ua thoni femrave:

Do ta hash krejt këtë? (Nëse e bëni “publike” se femra ka tepricë kilogramësh, nuk do t’i keni punët mirë).


Bushtër! (Kurrë dhe në asnjë kontekst nuk guxoni të përdorni një fjalë të tillë, sepse vetëm sa do t’ia hiqni siguresën bombës…).

Gjithmonë e bën këtë! (Një mënyrë e sigurt për të nxitur një zënkë është përdorimi i fjalëve “kurrë” dhe “gjithmonë”).

Tingëllon si nëna jote. (Asnjëherë mos e krahasoni femrën me nënën apo motrën e saj).

Çfarë të ka ndodhur me flokët? (Nuk keni të drejtë ta kritikoni modelin e flokëve të femrës!).

Qetësohu! (Një fjalë e tillë vetëm sa do t’i përkeqësojë gjërat. Provoni të thoni: “E kuptoj pse ndjehesh ashtu”).

Të dua. (Mos thoni asnjëherë diçka të tillë nëse nuk e mendoni vërtet).

/Telegrafi/