LAJMI I FUNDIT:

‘Loja’ e seksit pajtues

‘Loja’ e seksit pajtues

Nuk ka asgjë të gabuar që të bësh paqe në krevat, pasi të jeni sqaruar, por mos e përdorni seksin si një leukoplast që mbulon plagën.

Në jetën në çift, mjafton një shkëndijë për të nisur një betejë, por është mënyra me të cilën ai reagon që të zbulon domethënien e atij sherri për lidhjen .

“Ai mund të synojë te erosi për të krijuar një sens imagjinar intimiteti” shpjegon psikologu William Luly. Po nëse arsyeja që jeni grindur nuk është sqaruar, gjendja vetëm do keqësohet. Ai mund edhe të ketë frikë mos raporti juaj është në rrezik.

Burrat e kanë mendjen praktike dhe duan që të veprojnë për t’i mbajtur gjërat në vendin e tyre. Kërkojnë afrimin fizik sepse duan të sigurohen që çdo gjë është në rregull. “Shpjegoji që fakti se keni një kontradiktë nuk do të thotë se keni arritur në pikën e ndarjes: nëse ai di të lëvizë në një terren solid, do jetë më i gatshëm ndaj përballjes”, thotë Luly.


Pasi t’i kesh dhënë konfirmimet që e qetësojnë, thuaji se ke akoma nevojë që të përballesh me arsyen që çoi në shpërthimin e grindjes. /Telegrafi/