Qëndroni gjithë ditën ulur në zyrë, nuk ecni sa duhet? Ndihmoni vetes! Jeni një nga ata ose ato që çdo ditë e ri-mundojnë veten me këmbë të tendosura dhe të shtangura? Ja se si mund t’i ndihmoni vetes përkundër mënyrës jo të shëndetshme jetësore!
Në vazhdim ju sjellim disa këshilla të thjeshta, të cilat do t’u ndihmojnë që këmbët tuaja të bëhen më pak të dhimbshme dhe më pak të lodhshme.
Masazhi i lehtë
Masazhojini këmbët me kremra dhe xhele për vena të cilat e lehtësojnë ënjtjen. Më të mira janë preparatet të cilat përmbajnë ekstrakte të gështenjës së egër dhe vaj eterik të rozmarinës, sepse ato veprojnë kundër inflamacioneve duke forcuar qarkullimin dhe tonusin e mureve të venave.
Dushi i ftohtë – i nxehtë
Çdo ditë dushin shfrytëzojeni për masazh. Me ujë të ftohtë dhe të nxehtë lani këmbët nga shputat drejt kofshëve.
Larja e mbrëmjes
Në ujin e vakët qitni një dorë kripë kuzhine dhe disa gjethe të rozmarinës, ndërsa nëse këmbët janë shumë të ënjtura, shtoni edhe dy grushte të gjetheve të mentës. Pas larjes, shputat fshini me peshqir duke i fërkuar nga gishtat drejt thembrës.
Ushtrime për qarkullim më të mirë
Porsa të çoheni nxiteni qarkullimin me ushtrime dhjetëminutëshe: Duke qëndruar shtrirë në shpinë, duart vendosni nën prapanicë dhe lëvizni këmbët sikur të vozitni biçikletë.
Kur jeni në shtëpi, disa herë në ditë shtrijuni në dysheme dhe këmbët çoni për muri. Vetëm pas pesë minutash do të ndjeni që pesha e këmbëve po largohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë përbërës pastron gjymin e ujit nga gëlqerja si një shaka
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Temperaturat në minus, metodat sekrete për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
Zgjedhja e çarçafëve të duhur: Gjithçka që duhet të dini
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet