LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë: Seksi oral nuk është seks

Të rinjtë: Seksi oral nuk është seks

Shumica e të rinjve mendojnë se seksi oral nuk është seks- thotë një studim i ri amerikan, në të cilin janë përfshirë më shumë se 2.000 studentë.

Sipas studimit, një nga pesë të rinj mendojnë se seksi oral nuk është seks dhe se shumica e tyre marrëdhënie seksuale e konsiderojnë vetëm marrëdhënien ku përfshihet penetrimi.

Ky nuk është studimi i vetëm që ka dhënë rezultate të këtilla. Ekspertët mendojnë se bindjet e tilla të të rinjve janë të rrezikshme, sepse edhe me anë të seksit oral mund të barten shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Është interesante, se ky qëndrim i të rinjve është i lidhur me aferën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton me Monica Lewinskin. Siç duket, është pikërisht ky rast që ka sjellë mendimin se seksi oral nuk është seks i vërtetë.


Ekspertët pohojnë se nevojitet edukatë më e mirë seksuale për të rinjtë, sepse qëndrimet e tilla të gabuara çojnë deri te sjellja e rrezikshme seksuale dhe pranimi i sëmundjeve serioze. /Telegrafi/