Mbipesha mes fëmijëve vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Një studim i ri tregon se ushqimet midis vakteve janë shkaktarët kryesorë të shtimit të rasteve të mbipeshës.
Një në tre fëmijë në Shtetet e Bashkuara është mbipeshë. Studimi tregon se disa nga fëmijët mbi peshë kanë shenja paralajmëruese për sëmundje të zemrës që kur mbushin 3 vjeç. Studime të tjera tregojnë se fëmijët mbipeshë kanë më shumë gjasa të qëndrojë mbipeshë edhe kur të rriten.
Studimi gjithashtu thotë se fëmijët amerikanë hanë mesatarisht tre herë në ditë para tre vakteve kryesore; mëngjes, drekë, darkë. 35 për qind të kalorive ata i marrin nga ushqimet që hanë para vakteve të rregullta.
Studjuesit në Universitetin e Karolinës Veriore-në Chapel Hill morrën në shqyrtim zakonet e të ngrënit deri në moshën 30 vjeçare. Ata studiuan të dhënat e mbi 31-mijë fëmijëve nga mosha dy deri 18 vjeç dhe arritën në përfundimin se ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbla janë burimi kryesor i kalorive. Të tjera burime janë ushqimet e kripura, si patatinat dhe karamelet.
Në një seancë mbi problemin e mbipeshës mes fëmijëve, Kirurgia i Përgjithshme, Regina Beniamin u tha ligjvënësve se administrata Obama po punon që t’i bërë ushqimet mes vakteve më të shëndetshme.
Të dhënave tregojnë se shkalla e mbipeshës me fëmijëve është trefishuar gjatë tridhjetë viteve të fundit.
Zonjë e parë Mishell Obama ka ndërmarrë një program për t’i nxitur fëmijët e shkollave që të hanë ushqime të shëndetshme dhe të kryejnë ushtrime fizike.
Zonja Obama thotë se administrata ka caktuar edhe një fond prej 400 milionë dollarësh për të ndihmuar dyqanet ushqimore që të kenë sa më shumë prodhime të freskëta.
Shumë shtete i kanë pakësuar fondet e edukatës fizike në shkolla. Nga ana e saj, qeveria federale po bën thirrje që këto vendime të rishikohen në mënyrë që fëmijët të mund të marrin pjesë në aktivitete fizike.
Sipas kirurges së përgjithshme, Regina Benjamin, fëmijët e shkollave fillore duhet të kryejnë 150 minuta ushtrime fizike në javë, dhe nxënësit e shkollave të mesme 225 minuta në javë.
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve po bën thirrje për vendosjen e taksave mbi pijet ëmbla dhe ushqimet me pak vlera ushqimore.
Një grup pune i caktuar nga Shtëpia e Bardhë për të trajtuar problemin e mbipeshës tek fëmijët, pritet të takohet së shpejti me presidentin Obama për të paraqitur rekomandimet e veta. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAsnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Refuzojnë të ndryshojnë, këto janë shenjat më kokëforta të zodiakut
Zhurma e çuditshme e ventilatorit në banjë, ky mund të jetë problemi
Pesë shtëpi të vendosura në vendet më të rrezikshme në botë: A do të guxonit të kalonit natën në to?
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Temperatura ideale për të ngrohur shtëpinë pa i rritur faturat e energjisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës